Partive politike u kërkohet diskurs gjithëpërfshirës gjatë fushatës zgjedhore
“Të gjithë në Lëvizje, Gjithë për Kosovën”, “Gjithë për Kosovën, të lirë nga femicidi” dhe “Gjithë për Kosovën, të lirë nga dhuna”, janë mbishkrimet në pankartat që po mbajnë në duar aktivistë para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Organizata Youth Initiative for Human Rights Kosovo ka nisur aksionin simbolik në Ditën e fundit të Javës së…
Lajme
“Të gjithë në Lëvizje, Gjithë për Kosovën”, “Gjithë për Kosovën, të lirë nga femicidi” dhe “Gjithë për Kosovën, të lirë nga dhuna”, janë mbishkrimet në pankartat që po mbajnë në duar aktivistë para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Organizata Youth Initiative for Human Rights Kosovo ka nisur aksionin simbolik në Ditën e fundit të Javës së të Drejtave të Njeriut.
“Kosova mundet ma mirë veç pa femicid”, “Kosova mundet ma mirë veç pa dhunë”, “Kosova mundet ma mirë veç pa diskriminim”, janë mbishkrimet e pankartave qe po mbajnë aktivistet pranë selisë së PDK-së.
Aksioni simbolik i YIHR ka vazhduar edhe pranë selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Bëhu ndryshimi, jepi fund diskriminimit”, “Lumit 2025 bëhu ndryshimi”, janë mesazhet që përcjellin pankartat e aktivistëve.
“Koalicioni për Kosovën fituese”, Kosova është fituese veç kur s’ka diskriminim”, me këto mesazhe pranë selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka përfunduar aksioni simbolik i YIHR.
Pranë selive të partive politike, u kërkua që gjatë periudhës zgjedhore diskursi politik të jetë gjithëpërfshirës, respektues dhe i mbështetur mbi parimet e të drejtave të njeriut.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.