Partitë s’tregojnë sa shpenzuan

Partitë politike edhe këtë herë e kanë vazhduar praktiken për t’i mbajtur të fshehura shpenzimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. 

Lajme

05/07/2014 09:35

I shpenzuan milionat, por vazhdojnë t’i mbajnë sekret se kush sa ka shpenzuar. 

Përfaqësues të këtyre partive, edhe pse thonë se shpenzimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore janë të arsyeshme, ata nuk pranojnë të flasin për shifrat e shpenzuara.

Këtë e arsyetojnë me afatin e paraparë nga KQZ-ja për deklarimin e financave nga partitë politike gjatë zgjedhjeve.

Me ligj partitë politike duhet t’i dorëzojnë në zyrën për certifikimin e partive politike në KQZ, raportet e deklarimit financiar të fushatës, jo më vonë se dyzetepesë ditë pas ditës së zgjedhjeve. 

Nga pesë partitë më të mëdha në vend, gazeta Tribuna nuk ka arritur të marrë qëndrim në lidhje me shpenzimet gjatë fushatës zgjedhore nga AAK-ja dhe Nisma, pasi kontakti me zyrtarë kompetentë të këtyre dy partive në lidhje me temën ka qenë i pamundur. 

Ndërsa, përfaqësues të PDK-së, LDK-së, Vetëvendosjes dhe AKR-së, kanë thënë se për faktin se janë në mbledhje të raporteve financiare, nuk mund të flasin për shifrat e shpenzuara.

Me ligj partitë politike duhet t’i dorëzojnë në zyrën për certifikimin e partive politike në KQZ, raportet e deklarimit financiar të fushatës, jo më vonë se dyetepesë ditë pas ditës së zgjedhejve.

(Gazeta Tribuna)