Partitë politike si me zor i afrohen kuotës gjinore në listat e tyre zgjedhore

10:05 | 12 Shtator 2019

Të gjitha partitë politike kanë bërë publike listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e gjashtë tetorit.

E partitë politike në këto lista e kanë respektuar kuotën gjinore prej 30 për qind të prezencës së grave nëpër listat zgjedhore.

Kuota gjinore garanton përfshirjen prej 30 për qind të grave dhe kjo po respektohet, mirëpo ajo që dështon të implementohet në Kosovë është përfshirja në vendimmarrje dhe organe të tjera shtetërore.

Ky është fenomen i cili përcillet tash e sa vite nëpër zgjedhje. Edhe në ato lokale, kandidatët për kryetarë komunash kishin premtuar gjysmën e drejtorive për femrat, por kjo nuk ka ndodhur, shkruan lajmi.net.

Janë veç dy komuna të cilat e kanë respektuar kuotën dhe premtimin e tyre, ajo e Drenasit dhe e Kamenicës.

E në listat e partive dhe subjekteve politike që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të gjashtë tetorit – kuota gjinore pothuajse është respektuar nga të gjithë, por nuk është tejkaluar.

Partia e vetme e cila ka tejkaluar për një kandidatë kuotën gjinore prej 30 për qind e që në 110 kandidatë për deputetë i bie të jenë 33 prej tyre gra, është koalicioni AAK – PSD.

Në listën e kësaj partie janë të përfshira 34 gra nga të dy partitë dhe më poshtë mund t’i lexoni emrat e tyre.

Magbule Shkodra, Shqipe Pantina, Donika Kadaj-Bujupi, Burbuqe Bakija – Deva, Teuta Haxhiu, Besa Baftiu, Albena Reshitaj, Kaqusha Jashari, Time Kadriaj, Natyra Kuqi, Iliriana Gafuri, Zoja Berisha – Lleshi, Blinera Dudi Sheholli, Drita Krasniqi, Aida Rushiti, Çamërie Azemi, Marqe Selmani, Fiknete Bejta, Mrika Thaçi, Afrore Mazreku, Luljeta Berisha, Dardane Sadiku, Drita Kukaj, Besa Luzha, Eleonora Çeku – Kryeziu, Qamile Morina, Shqipe Kastrati, Ramize Shala, Arta Ahmeti – Xhylani, Florinë Krasniqi, Pranvera Ejupi, Dhurata Salihu, Hatixhe Bungu, Vlora Jashanica

Ndërsa, koalicioni NISMA – AKR – PD ka numrin më të vogël të grave në listën zgjedhore. Ky koalicion ka mbetur 3 deputetë nën kuotën ligjore.

Albulena Balaj, Mirlinda Sopi, Shqipe Kupina, Valdete Bajrami, Refiqe Ternava, Arbereshe Krasniqi, Suzana Sejdijaj, Aferdita Gjonbalaj – Stublla, Shukrije Bytyqi, Myzajene Selmani, Albana Bytyqi, Arbanë Hajdaraj, Sevdije Lama, Zejnije Veliu, Violeta Dema, Erjona Ramaj, Alma Lamçja, Valentina Bajrami, Hajrije Gashi, Drenushe Hajzeri – Geci, Xhylije Ibrahimi, Qendresa Xhema, Arbnore Kelmendi, Lule Berisha, Sanjie Rexha, Fexherije Konushevci, Agnesa Hajredini, Egzonë Muharremi, Hyrije Gashi ,Fatime Jasiqi, janë në listën e koalicionit NISMA – AKR – PD për deputetë.

Ndërsa tri partitë më të mëdha në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës e Vetëvendosje, si me zor i kanë shkuar afër kuotës.

Të tri nga këto parti në listat e tyre zgjedhore kanë futur nga 32 gra. Dallimi i vetëm i këtyre partive është se Lidhja Demokratike e Kosovës ka një kandidate grua për kryeministre të vendit.

Vjosa Osmani, Lirije Kajtazi, Hykmete Bajrami, Doruntine Maloku, Besa Gaxherri, Vlora Dumoshi, Valentina Bunjaku, Mirjeta Kalludra , Florije Besholli, Flutura Beka, Hyre Tejezi, Saranda Musliu, Vlora Limani, Fatbardha Emini, Brikenda Kryezium, Miketa Hajdari, Sadije Osaj, Rrezarta Krasniqi, Bekrije Cena, Ema Nikqi, Melihate Termkolli, Besa Zejnullahu, Shqipe Ramaj, Arta Metaj, Marigona Lala, Sevdije Alshiqi, Ardita Dushi, Naime Osmani, Ganimete Ismaili, Suzana Muriqi, Mimoza Shaini, janë në listën zgjedhore të LDK-së për deputetë.

E gjithashtu Vetëvendosje ka 32 femra në listë, prej tyre edhe disa emra të rinj.

Albulena Haxhiu, Yllza Hoti, Fatmire Kollcaku, Arberie Nagavci, Fitore Pacolli, Saranda Bogujevci, Mimoza Kusari, Mevlyde Hyseni, Tinka Kurti, Arijeta Rexhepi, Drita Millaku, Jetmira Vrenezxi, Arberesha Kryeziu, Venera Llunji, Labinotë Demi, Besa Berberi, Mimoza Shala, Nora Kelmendi, Albana Gashi, Drita Kabashi, Vlora Vula, Arta Bajralia, Leonora Shabani, Enkelejda Arifi, Dafina Alishani, Arjeta Fejza, Lindita Rexha, Mirlinda Sadiku, Shqipe Metaj, Drilona Jaku, Teuta Fazliu, Fjolla Humolli, janë në listën e Vetëvendosjes.

Edhe në listën zgjedhore të PDK-së janë 32 gra, ndër to edhe ish-ministrja Dhurata Hoxha dhe ish-kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi.

Eliza Hoxha, Besa Ismaili, Blerta Deliu, Safete Hadergjonaj, Valdete Idrizi, Evgjeni Thaçi, Sabiha Shala, Ganimete Musliu, Arjana Musliu – Shoshi, Floretë Zejnullahu, Mexhide Mjaku – Topalli, Aurora Bakalli, Luljeta Veselaj, Gentiana Beqa, Elmije Plakiqi, Xhefahire Izmaku, Urata Tahiri, Selvije Halimi, Leonora Morina – Bunjaku, Gonxhe Çaushi, Suzana Gjergji, Erltena Osmani, Kosovare Murseli, Egzona Bytyqi, Kaltrina Arifaj, Besa Kuçi, Arbresha Syla, Ibadete Ahmetaj, Mrika Makolli, Mirjeta Rrukolli, Erlira Mullabazi, Dhurata Hoxha, janë në listën e PDK-së për deputetë.

Zakonisht kuota gjinore arrihet para zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve një gjë e tillë praktikisht nuk ka ndodhur pothuajse në asnjë institucion që nga fuqizimi i këtij ligji. /Lajmi.net/