Partitë e Luginës kundër vendimit të Beogradit për KKSH
Deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi ka deklaruar sot se ai dhe Riza Halimi kanë kërkuar bisedime urgjente me autoritete të Beogradit për shkak të zvogëlimit ë numrit të anëtarëve të Këshilli Kombëtar Shqiptar nga 29 në 15.

Lajme
Në një deklaratë për agjencinë FoNet, Kamberi ka vlerësuar se zvogëlimi është i papranueshëm , ndërsa pushteti në Beograd ka “sqaruar se numri është caktuar në bazë të regjistrimit ë popullsisë”, të cilin shqiptarët në Luginë e kanë bojkotuar, transmeton Koha.net.
Edhe liderë e partive tjera politike shqiptare në Luginë të Preshevës janë deklaruar kundër këtij vendimi të Beogradit.