Partia e Drejtësisë mohon ndarjen

Përmes një komunikatë kjo parti thotë se shkrimet e plasuar në media se kjo parti është ndarë nuk janë të vërteta dhe si të tilla janë të paqëndrueshme.

Lajme

17/12/2013 08:53

Partia e Drejtësisë mohon çarjet brenda saj.

Përmes një komunikatë për shtyp kjo parti thotë se shkrimet e plasuar në media se kjo parti është ndarë nuk janë të vërteta dhe si të tilla janë të paqëndrueshme.

“PD konsideron se Amir Ahmeti nga PD’ja është larguar tash e dy vjet, ndërsa i ka uruar atij punë të mbarë në partinë e re”.

“PD nuk e sheh problem largimin e Amir Ahmetit e as themelimin e partisë së re nga ai”.

“Argument tjetër se Partia e Drejtësisë nuk është ndarë dhe është më e fuqishme se kurrë tregon fakti, se edhe pas largimit të z. Ahmetit, PD’ja në Zgjedhejt Lokale që sapo përfunduan ka arritur të shënoi rritje për 30%, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2009”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

PD thekson se individët që largohen nga PD’ja nuk mund ta dëmtojnë imazhin e partisë, pasi që konsideron se në gjirin e sja ka shtresa të ndryshme intelektuale dhe se presin që edhe në zgjedhjet nacionale të tregohen të suksesshëm.

“Po ashtu PD’ja ka arritur që këto zgjedhje të përfaqësohet me 23 asamblistë komunalë në nivel vendi dhe në disa komuna edhe të udhëheq drejtori të caktuara”.

“Partia e Drejtësisë nuk përbëhet nga individ të caktuar, por është një parti që në gjirin e saj ka shtresa të ndryshme intelektuale të cilat janë të përkushtuara që edhe në zgjedhjet nacionale që pritet të mbahet vitin e ardhshëm të arrijë rritje dhe përfaqësim më të fuqishëm në institucionet e vendit”.

“Largimet individuale, nuk mund të dëmtojnë një parti e cila është themeluar 15 vjet më parë dhe është e shtrirë në 24 komuna të Kosovës”, përfundon reagimi i PD’së.

Ndryshe nënkryetari i deritanishëm i kësaj partie, deputeti Amir Ahmeti, është thënë se do të dalë me një parti të re, me orientime të njëjta si PD, me synimin që të marrë elektoratin e pakënaqur të saj.