Partia e Drejtësisë: Lutemi që Zoti ta mëshirojë shpirtin e Astrit Deharit

Partia e Drejtësisë ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të Astrit Deharit.

Lajme

06/11/2016 09:10

PD-ja e ka quajtur humbje të madhe vdekjen e Deharit, duke u shprehur ngushëllime Vetëvendosjes dhe Fakultetit të Mjekësisë, ku Dehari ishte duke studiuar.

Komunikata e plotë:

Partia e Drejtësisë priti me keqardhje dhe pikëllim të thellë lajmin e papritur për vdekjen tragjike të zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje e studentit të mjekësisë Astrit Dehari dhe shpreh ngushllimet më të thella për familjen Dehari, gjithë anëtarësin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Fakultetin e Mjekesisë në Prishtinë për këtë humbje të madhe duke e lutur Zotin e Madhërishëm që të mëshirojë shpirtin e tij kurse familjes dhe gjithë miqëve tua shtojë durimin dhe forcën për të përballuar këtë ngjarje dhe humbje të rëndë.

Njëkohësisht, Partia e Drejtësisë kërkon veprim të shpejtë dhe të drejtë profesionalisht të autoriteteve shtetërore në zbardhjen e shkaqeve të këtij rasti tragjik.