Partia ‘Brexit’ pritet që të jetë më e madhja në Parlament, rritje drastike e partive tjera ekstreme

Partia ‘Brexit’, e cila është themeluar nga ish-udhëheqësi i fushatës për dalje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, Nigel Farage, pritet që të jetë partia më e madhe kombëtare në Parlamentin Evropian, sipas një sondazhi të YouGov. Kjo është një shenjë që partitë euroskeptike pritet që të marrin shumë ulëse në zgjedhjet e BE-së.

Bota

23/05/2019 19:14

Sondazhi i cili u publikua të mërkurën, parasheh që partia e Nigel Farage të jetë partia më e madhe kombëtare në parlamentin evropian, por nuk do të jetë grupi më i madh parlamentar për shkak të aleancave të partive tjera, aleanca këto të cilat janë më shumë ideologjike, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.

Gjithashtu, partia e dytë më e madhe është një parti tjetër populiste, ajo është ‘Lega’ e ministrit të brendshëm italian, Mateo Salvini.

Të dyja këto parti njihen si parti euroskeptike, duke e përfshirë edhe partinë polake ‘Ligj dhe Drejtësi’, e cila pritet të jetë e katërta, dhe partia ‘Lidhja Kombëtare’ e Marine Le Pen në Francë, e cila do të jetë e pesta.

E vetmja parti në top 5, e cila nuk është populiste, është partia gjermane CDU, e udhëhequr nga Angela Merkel, e cila pritet të dalë e treta. Kjo parti njihet si parti e djathtë dhe pro-evropiane.

Ndërsa kur bie fjala për Parlamentin Evropian, gjithsesi, partitë populiste nuk janë aq të fuqishme në grup, sa janë të fuqishme individualisht.

Parashikohet që aleanca e Partive Popullore, të jetë e para me numrin e ulëseve, me 173 sosh, ndërsa aleanca e majtë, apo Social-Demokratët kanë 21 ulëse më pak se EPP-ja.