Partey flet për edicionin e parë te Arsenali

Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey ka folur për sezonin e parë në "Emirates" që nga transferimi prej Atletico Madridit vitin e kaluar.

Sport

15/06/2021 10:03

Mesfushori me prejardhje nga Gana ka shkëlqyer në La Liga, por nuk e arriti atë nivel te Arsenali, përcjellë lajmi.net.

Shkaku i disa lëndimeve, Partey nuk ka gjetur formën më të mirë dhe 28-vjeçari ka pranuar se viti i tij i parë ka pasur ngritje dhe zbritje.

“Mendoj se të gjithë e kanë parë, ka pasur ngritje dhe zbritje. Kemi pasur kohë të mirë dhe të keqe, por ishte sezoni i parë dhe mendoj se duhet të adaptohesha se si luajnë”.

“Mendoj se tani jam mësuar dhe e di se me shumë punë çdo gjë do jetë në rregull edicionin tjetër”.

“Nuk është e lehtë. Premierliga është një ndër ligat më të mira në botë dhe nëse dëshiron të jesh aty, duhet të bësh gjithçka në rregull. E pëlqej këtë sfidë dhe jam gati”, deklaroi ai.

Fillimi i ngadaltë i Partey te klubi londinez, ka bërë që Arsenal të kërkojë transferimin e Yves Bissouma nga Brighton./Lajmi.net/