Parma – Juventus, lajmi i fundit për Ronaldon

Juventus do ta ketë në dispozicion Cristiano Ronaldon për fillimin e sezonit të ri në Serie A.

Sport

20/08/2019 14:25

Cristiano Ronaldo do të jetë i gatshëm për lojë për fillimin e sezonit të ri në Serie A.

Ylli i Juventusit mungoi në miqësoren e fundit ndaj Triestinas për shkak të një problemi muskulor.

Mirëpo, “Sky Sport” raporton se Ronaldo është rikuperuar nga dëmtimi dhe do të jetë në dispozicion të Bianconerëve, përcjell lajmi.net.

Juventus e fillon mbrojtjen e titullit në Serie A me ballafaqimin në udhëtim tek Parma të shtunën nga ora 18:00. /Lajmi.net/