Parlamenti turk miraton operacionet luftarake në Irak dhe Siri

Parlamenti i Turqisë ka miratuar të enjten një mocion që autorizon qeverinë të kryejë operacione ushtarake kundër militantëve të “Shtetit Islamik” brenda Irakut dhe Sirisë.

Bota

02/10/2014 21:59

Mandati, i kërkuar nga qeveria, zgjat një vit.

Si transmeton REL, ky mandat nuk kërkon që Turqia të dërgojë trupa të armatosura në Siri dhe Irak, por e autorizon Ankaranë të bëjë një gjë të tillë nëse ajo zgjedh këtë opsion.

Ankaraja nuk ka thënë ende se si do të mbështesë koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër militantëve të IS.

Por, presidenti turkë, Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar një zonë të ndalim fluturimit brenda Sirisë, pranë kufirit me Turqinë, si strehë të sigurt për refugjatët kurdë nga Siria.

Washingtoni ka thënë se i dërguari i SHBA-ve për ndërtimin e koalicionit ndërkombëtar, gjenerali i pensionuar, John Allen, do të vizitojë Turqinë së shpejti.