Parlamenti Studentor paralajmëron protestë para Rektoratit
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, përmes një komunikate për medie ka njoftuar se nesër, më 8 tetor, nga ora 11 do të organizojë një protestë para objektit të Rektoratit të UP “Hasan Prishtina”.

Lajme
Në njoftim nuk përmenden kërkesat me të cilat do të dilet në këtë protestë, por një ditë më parë ata kërkuan më shumë afate provimesh dhe shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu.
Në ndërkohë kërkesë për shkarkimin e rektorit kanë bërë edhe disa dekanë dhe anëtarë të Senatit të këtij universiteti.
Ndërkaq Rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu ka kërkuar efikasitet në studime dhe kritere serioze për avancim në tituj akademik të kuadrit mësimdhënës.