Parlamenti Evropian “godet” Serbinë, miraton Rezolutën për Srebrenicën

Parlamenti Evropian gjatë seancës së sotme plenare në Strasburg, miratoi një rezolutë që dënon fuqishëm gjenocidin e kryer nga forcat serbe në Srebrenicë nën komandën e gjeneralit, Ratko Mlladiq, dhe njësitë paramilitare.

Lajme

09/07/2015 14:09

Teksti i rezolutës përmban edhe dy ndryshime – dënon veton e përdorur nga Rusia kundër Rezolutës britanike për Srebrenicë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së – përshëndet vendimin që 11 korriku të shpallet ditë zie në Bosnje-Hercegovinë në kujtim të viktimave, transmeton Telegrafi.

Parlamenti Evropian ka dënuar masakrimin e tetëmijë burrave dhe djemve myslimanë dhe theksoi se vetëm përmes njohjes së krimit mund të vij deri tek paqja e vërtetë në Ballkan.

Vlen të theksohet se Rezoluta për Srebrenicën është futur në rendin e ditës pas propozimit të deputetes kroate, Ivana Jakovcicad.

Kujtojmë se edhe Kongresi amerikan ka vendosur të votoj një Rezolutë tillë gjatë ditës së nesërme.