Parlamenti Evropian: Ankaraja të hapë arkivat, të provoj gjenocidin e kryer ndaj armenëve

Parlamenti Evropian pritet të miratojë sot një rezolutë, e cila përdor termin “gjenocid” për të përshkruar vrasjet masive dhe deportimin e rreth një milionë e gjysmë armenëve nga Perandoria Osmane, para një shekulli.

Bota

15/04/2015 14:45

Kjo e ka zemëruar presidenti turk, Rechep Erdogan, i cili ka thënë se “çfarëdo vendimi që do e merr Parlamenti Evropian rreth pretendimeve të gjenocidit armen, do të hyjë në një vesh dhe do të dal nga tjetri”.

Erdogan, sipas RFE, ka thënë se as nuk mund të merret parasysh vendosja e një njolle, një hije që quhet ‘gjenocid’ ndaj Turqisë.

Rezoluta e propozuar, e përkrahur nga të gjitha grupet politike evropiane, thotë se Parlamenti Evropian i “bashkohet shënimit të njëqindvjetorit të gjenocidit armen si shenjë e solidariteti dhe drejtësisë evropiane”.

Aty thuhet se Ankara duhet të hap arkivat dhe të merret me të kaluarën e saj, të pranoj gjenocidin armen dhe të hap rrugën për një ripajtim të sinqertë në mes të popullit turk dhe armen.