Parlamenti britanik rrëzon për herë të dytë marrëveshjen e Brexit-it

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka pësuar një disfatë të dytë turpëruese, për marrëveshjen e saj për Brexit, teksa deputetët e Parlamentit i kanë hedhur poshtë garancitë e minutës së fundit që ajo i ka fituar nga 27 shtete anëtare të BE-së, të hënën.

Bota

12/03/2019 20:41

Ligjvënësit britanik, për herë të dytë, kanë votuar kundër marrëveshjes për Brexit-in të negociuar nga qeveria britanike dhe Bashkimi Evropian duke e vënë në drejtim të panjohur procesin e daljes së vendit nga BE-ja.

Kundër marrëveshjes votuan 391 deputetë ndërkaq pro ishin 242, raporton rel.

Kryeministrja Theresa May tha se qeveria e saj do të dërgojë një mocion në parlament nëse ligjvënësit do të mbështesin braktisjen e BE-së më 29 mars me ose pa marrëveshje.

Bashkimi Evropian paralajmëroi gjatë ditës se nëse marrëveshja për Brexit hidhet poshtë, “nuk do të ketë shans të tretë”.