Parlamenti britanik nuk miraton ligjin e Brexit, kërkon më shumë kohë

Deputetët e parlamentit britanik kanë refuzuar propozimin për të shqyrtuar projekt-ligjin e Brexit të Boris Xhonson për tre ditë.

Bota

22/10/2019 21:57

Dhoma e Ulët e Parlamentit mbështeti Projektligjin e Marrëveshjes së Tërheqjes më parë, por tani kanë votuar kundër afatit të shkurtër. Më herët, Kryeministri Xhonson paralajmëroi se do të kërkojë zgjedhje të parakohshme nëse deputetët do ta hedhin poshtë planin.

Pas votimit, ai i tha se do të “ndalonte” legjislacionin deri sa të merrte një përgjigje nga drejtuesit e BE-së.

Një zëdhënës nga Komisioni Evropian tha: “Komisioni ka vëzhguar rezultatin e sotëm dhe pret që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të na informojë për hapat e ardhshëm.”

Xhonson u tha deputetëve se ai ishte “i zhgënjyer” se ata kishin “votuar për shtyrje” dhe tha se Mbretëria e Bashkuar “tani përballet me pasiguri të mëtejshme”. Por ai shtoi se axhenda e tij mbetej që Brexit do të kryhej deri në fund të muajit, duke shtuar: “Një mënyrë ose tjetër, ne do të largohemi nga BE me këtë marrëveshje për të cilën Dhomae Ulët sapo ka dhënë pëlqimin e saj”.

Udhëheqësi i Laburistëve, Xheeremi Korbin tha që Xhonson ishte “autori i fatkeqësisë së tij” – por ofroi të fillojë diskutime mbi një afat kohor “të arsyeshëm” që marrëveshja e tij të kalojë në Parlament. /Opinion.al