Parkon veturën në vend jo të duhur dhe sulmon policët

Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi që i njëjti ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë gjatë tërheqjes së një veture e cila ishte e parkuar në mënyrë të jashtëligjshmedhe po i shqiptonin një tiketë për kundërvajtje.

Lajme

18/08/2015 18:04

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Po ashtu, në Vushtrri, njësiti policor derisa ishte në vendin e ngjarjes lidhur me një rast, dy shtetas të Kosovës dhe një i huaj nën ndikimin e alkoolit, kanë penguar zyrtarët policorë, raporton Kosovapress.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe gjatë arrestimit një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.