Parisi miraton taksën ndaj gjigantëve të informatikës

Parlamenti francez miratoi sot përfundimisht një taksë mbi gjigantët e informatikës, duke e bërë Francën një prej vendeve të para që aplikon masa të tilla.

Bota

11/07/2019 21:47

Kjo taksë do të aplikohet ndaj rreth 30 sipërmarrjesh përfshirë “Google”, “Amazon”, “Facebook” dhe “Apple”, si dhe “Meetic”, “Airbnb”, “Instagram” apo ato franceze si “Criteo”.

Në arkat e shtetit francez parashikohet të hyjnë falë kësaj takse rreth 400 milionë euro në vitin 2019 dhe 650 milionë euro në 2020.