Paredes: Të gjithë duam që Messi t’i bashkohet PSG-së

Pas Neymarit, është mesfushori i PSG-së, Leandro Paredes që ka ftuar yllin e Barcelonës, Lionel Messi në "Parkun e Princave".

Sport

03/12/2020 17:01

Argjentinasi nuk është i lumtur në “Camp Nou” dhe është i lidhur me largimin në qershor si agjent i lirë, meqenëse i skadon kontrata, transmeton lajmi.net.

Dje, braziliani e ftojë zyrtarisht t’i bashkohet “Parisienëve”, kurse edhe Parades i është bashkuar kësaj thirrje duke i kërkuar të transferohet të gjiganti francez.

“Të gjithë duam që ai të vijë, por do jetë vendimi i tij”.

“Kemi skuadër të pabesueshme, lojtarë të mirë, njerëz të mirë. Shpresoj që Messi do bëjë vendimin më të mirë për vetën, por do e mirëpresim me krahë hapur”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse vërtetë argjentinasi do i bashkohet PSG-së./Lajmi.net/