Parcelë me kanabis në mes të Athinës, arrestohen katër shqiptarë

Policët grekë janë shokuar kur kanë hyrë në serat e kanabis.

Lajme

14/04/2019 09:16

Parcelë me 1 mijë rrënjë ujore kanabis ka zbuluar policia greke në qendër të Athinës, në zonën Burnazi, madje mes ndërtesave dhe zonës argëtuese plot me klube e bare.

Policët grekë janë shokuar kur kanë hyrë në serat e kanabis, të ngjashme me një mini Amazonë, si janë shprehur pas operacionit.

Pronarët e parcelës, katër shqiptarë, dy 35-vjeçare, një 37 dhe një tjetër 39-vjeç u arrestuan gjatë operacionit, transmetojnë mediet shqiptare.

Sipas policisë, shqiptarët kishin krijuar një laborator të plotë, me pajisje moderne dhe çdo aparaturë prodhimi dhe përpunimi ndërsa ishin gati të nxirrnin në treg prodhimin e fundit, me një fitim rreth 1/2 milion euro.

Gjithsej, policia greke sekuestroi 915 fidanë ujorë kanabis 10cm-70 cm; 2 kg e 580 gr kanabis bimore; Laborator me të gjitha pajisjet për mbjelljen, prodhimin, përpunimin e drogës; 4 celularë.

Kostoja e sasisë së kanabis të sekuestruar llogaritet të tejkalojë 500.000 eurot.

YouTube player