Paratici: Jam i qetë, do t’i bëja të gjitha sërish

Drejtori i Juventus, Fabio Paratici, është nën hetime pas collapsimit të transferimit në verë të Luis Suarez.

Sport

05/12/2020 18:24

Suarez duhej të jepte testin e gjuhës italiane të nivelit B1 në një Universitet në Itali.

Skandali plasi pasi u zbulua që zyrtarët e Universitetit i kishin treguar përgjigjet paraprakisht uruguajanit, këtë e zbuluan në bazë të një përgjigje të thjeshtë të Suarez, i cili bëri një gabim gramatikor që tregonte se ishte larg nivelit B1.

Tani, pas muajve të tërë, u konfirmua nga prokuroria se edhe Drejtori Sportiv i Juventus, Fabio Paratici dhe gjithashtu dy nga avokatët e tij ishin nën hetime.

‘Ka dalur dje një komunikatë nga klubi që qartëson pozicionin tim, nuk kam çfarë të shtoj më shumë, përveçse jam i qetë’, tha Paratici, transmeton lajmi.net.

‘Jam mik me Paola De Micheli (Ministren e Infrastrukturës) dhe jemi rritur bashkë, njihemi që kur kemi qenë të vegjël dhe jemi nga i njejti qytet. Më duket se as ajo nuk ka çfarë të shtoj në këtë temë’, tha ai.

Gazetarët pyetën Drejtorin e ‘Bianconerëve’ se a do të fliste me Ministren prap po të kishte mundësi të kthehej në kohë.

‘A do ta bëja sërish? Sigurisht se po, absolutisht! Besoj se nuk është e papërshtatshme të flasësh me dikë që e njeh që shumë kohë për të marrë disa informacione, besoj që është mirë të pyesësh dikë që i di informacionet më mirë se ti’, përfundoi Paratici./Lajmi.net/