Parashutisti në fushë, ndërpritet ndeshja
Një ndeshje e në Skrill Conference Premiere në Angli u desh të ndërpritet pasi një parashutist zbriti në fushë. Futbollistët nga Salisbury City dhe Chester FK vetëm shikuan në habi derisa parashutisti bëri zbritjen dramatike drejt e në fushën e lojës, gjatë pjesës së dytë. Gjyqtari e ndali takimin derisa personi misterioz nuk u largua…

Sport
Një ndeshje e në Skrill Conference Premiere në Angli u desh të ndërpritet pasi një parashutist zbriti në fushë.
Futbollistët nga Salisbury City dhe Chester FK vetëm shikuan në habi derisa parashutisti bëri zbritjen dramatike drejt e në fushën e lojës, gjatë pjesës së dytë.
Gjyqtari e ndali takimin derisa personi misterioz nuk u largua nga fusha. Ish mbrojtësi i Stoke Cityt, Danny Higginbotham – i cili luante për Chester – mbeti i habitur nga incidenti.
Pas ndeshjes, të cilën Salisbury e fitoi 3-1, ai shkroi në Twitter: “Gjëja më bizare që kam parë ndonjëherë në një fushë të futbollit ndodhi sot. Në mesin e pjesës së dytë, papritmas një parashutist zbriti në fushë. Nuk kam ide se ku e kishte të caktuar të zbriste por ai ateroi në fushë”.
Rreth 1000 shikuesit e pranishëm në Raymond McEnhill Stadium në Salisbury, duartrokitën parashutistin i cili vetëm mori pajisjet e tij dhe u largua. Gjyqtari nuk e ndëshkoi për simulim.