Parashikuesi Agim Çeku
Agim Çeku e ka parashikuar që do të bëhet Ministër i Mbrojtjes që në vitin 1992. Këtë ia kishte shprehur një kolegu bashkëluftëtar në Kroaci, ku bashkë me këtë i ka thënë se edhe Kosova do të jetë e pavarur dhe e lirë atëbotë.
Lajme
E plotësuar, 22:55
Agim Çeku, Ministër i tanishëm i Mbrojtjes në Kosovë, e ka ditur për veten e tij që do ta marrë postin që mban aktualisht, që nga viti 1992, kur në Kroacia e Bosnjë po zhvillohej luftë, dhe ai ishte në radhët e luftëtarëve të Kroacisë.
Çeku, në emisionin Zona B të Klan Kosova, ka rrëfyer tregimin e tij interesant dhe premtimin që i kishte dhënë një bashkëluftëtari të zhgënjyer se pse Kosova s’u fut në luftë bashkë me Kroacinë e Bosnjën. Ky i kishte thënë se një ditë do të bëhet Ministër i Mbrojtjes dhe Kosova do të jetë shtet i lirë dhe i pavarur.
Më poshtë lexoni historinë e shkurtër, por interesante dhe me prognoza të saktë të Ministrit.
“Më kujtohet viti ‘92 në luftën në Kroaci dhe në Bosnje. Unë mbeta në ushtrinë kroate, në pritje që të fillojë lufta edhe në Kosovë. Filluan bashkëluftëtarët e mi në njëfarë forme të na akuzojnë neve kosovarëve si të zhgënjyer pse ne s’e shfrytëzuam momentumin, si e humbëm këtë shans që Bosnja dhe Sllovenia veç u ndanë, e të gjithë kanë pritur, edhe unë, që lufta të nisë.”
“Unë ju thash shokëve të mi që, Kosova do të jetë e pavarur, e lirë, dhe unë do të jem ministër i mbrojtjes. Ai më tha: kurrë! S’e shfrytëzuat këtë moment, njëherë vera nga dera vije. Në këtë kuptim”.
“Kur dikur pas kësaj ,isha kryeministër dhe isha në një restorant, dhe më pa ai kolegu pas disa vitesh, dhe, normal u përshëndetëm, dhe ai ndiente mburrje që më njihte si kryeministër që isha. Dhe i them: a të kam thënë. Më tha: më ke thënë, por më ke thënë se do të jesh ministër i mbrojtjes, jo kryeministër”, përfundon me të qeshura Agim Çeku.
_____________
Forcat e Armatosura të Kosovës të cilët priten shumë shpejt të zyrtarizohen edhe me Kushtetutën e Kosovës, do t’i kenë edhe 4 lloj forcash në kuadër të saj. Atë të Forcave Tokësore, Gardën Kombëtare, Forcat e Logjistikës, dhe Komandën e Trajnimit.
Ministri i FSK’së, i cili pret procedurat formale për t’u Ministër i Mbrojtjes, Agim Çeku, duke folur në ‘Zona B’ të Klan Kosova, për ushtrinë e Kosovës ka thënë se gjatë këtyre 15 vjetëve investim kryesor kanë pasur shkollimin e oficerëve të rinj. Ai thotë se tanimë FAK ka oficerë të rangut të NATO’s, dhe ushtarët e kësaj ushtrie dallohen kudo që shkojnë.
“Ne kemi strukturë shumë të avancuar se disa ushtri. Nga përvojat më të mira edhe të Rajonit edhe të NATO’s kemi bërë një strukturë shumë të mirë”.
Foto: Petrit Rrahmani, Lajmi.net“NATO gjithmonë me qëndrime të balancuara dhe të dykuptimta, ne kemi mundësi t’i lexojmë. Me rëndësi Admirali nuk ka qenë kundër, na ka vizituar. Nuk duhet të presim një vendim të drejtpërdrejt pozitiv dhe assesi as negativ”.
“Kemi 4 lloje forcash, të parat janë Forcat Tokësore, tipike të trajnuara për luftëra ushtarake pa natyrë civile a t’i ndihmojnë komunitetit. E dyta, Garda Kombëtare, për komunitetin, sigurinë ndaj qytetarëve në reagim të situatave të ndryshme emergjente, por edhe e gatshme t’i mbështesë forcat tokësore. E treta, Forcat e Logjistikës, transporti, mjekësia, depot, rezervat etj. Dhe, Komandën e Trajnimit me 8 forca, plus, Akademia Ushtarake, që të prodhojmë oficerët tanë në kuadër të FAK’ut.
Për ata qytetarë që pyesin se a do të ketë ushtria kosovare avionë, përgjigje është jo. Ministri Çeku ka bërë me dije se mjetet e munguara që ne s’i kemi, i ka NATO’ja dhe ajo ka obligim që ta mbrojë vendin. Duke folur për vënien në pah me vonesë të vendimit të shndërrimit të FSK’së në FAK, ai ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të të mos qenurit pupllist
“Ne do të kemi helikopterë, nuk kemi avionë. Shumë pajisje të tjera që ne s’i kemi, i ka NATO’ja. Sepse, NATO ka obligim për ta mbrojtur çdo anëtar apo çdo partner të NATO’s. Kështu që, edhe mundësi buxhetore nuk kemi”.
“Vendimi ka qenë i kryeministrit. Nuk kemi dashur të jemi populist, është çështje e ndjeshme, kemi dashur që procesi të përfundoj dhe kjo mos të prezantohet në arenën ndërkombëtare si një dëshirë, si një vendim ad-hoc, por të prezantohet si një studim”.
“Dhe ne këtë e prezantojmë si proces i bërjes gati të Kosovës që t’i merr përgjegjësitë për sigurinë e vet, po bëhet gati të anëtarësohet në NATO, po bëhet gati të kontribuoj brenda NATO’s”,tha Ministri Agim Çeku në Klan Kosova.