Parashikohen reshje shiu dhe bore në dy ditët e ardhshme
Ditëve në vijim do të depërtojnë fusha të presionit të ulët nga Atlantiku, shkruan Prishtina Weather.
Lajme
Këto pritet të sjellin më shumë vranësira dhe kushte për reshje të dobëta shiu.
Po ashtu sipas Prishtina Weather, Me shtrirjen e këtyre fushave, nga Mesdheu po depërtojnë rryma të ngrohta ajrore që kushtëzojnë mot më të butë.
Ditën e mërkurë në mbrëmje, pritet të kaloj një front i ftohtë që sjell masa të ftohta ajrore dhe reshje shiu, të cilat më vonë pritet të shndërrohen në reshje bore edhe në vise të ulëta, kryesisht nga rrafshi i Kosovës.
Ky është parashikimi i motit për dy ditët në vijim: