Parashikimi i motit për këtë javë

Gjatë kësaj periudhe parashihet që vendi ynë të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Lajme

19/12/2016 08:10

Në këto kushte  do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kurse në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore parashihet të ketë mjegull, kryesisht në pjesën e pare të ditës.

Vlera minimale e temperaturës do të lëvizë ndërmjet -7 deri -3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga verilindja me  shpejtësi 1-6m/s.