Parashikimi javor i motit në vendin tonë

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndyshueshëm atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm dhe me ulje të theksuar të temperaturave në të dy vlerat ekstremale.

Lajme

18/10/2015 21:13

Dita e hënë do të shoqërohet me mot të vranët dhe intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rënje nga 3-5milibar. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

Nga dita e martë vendi ynë do të ndikohet nga masat relatisht të ftohta dhe të lagështa të ajrit, të cilat vijnë nga veriu dhe verilindja e Kontinentit.Kjo gjendje e ndryshueshme e motit do të shoqërohet me reshje shiu të cilat fillimisht do ta përfshinë veriun dhe veriperendimin e vendit dhe më pas do të shtrihen në gjithë teritorin.

Temperaturat minimale do të ulen deri 3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperendimi me shpejtësi 1-8m/s.