Parashikimi i motit, sot më ngrohtë
Parashikimi i motit për sot.

Lajme
Situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme. Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Dita e enjte premton mot më të ngrohtë dhe drejt stabilizimit, por që rigat e dobëta mund të jenë prezent në disa pjesë të Dukagjinit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-25 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.
Kushtet biometeorologjike mbeten të mira, por jo edhe ato agrometeorologjike për shkak të temperaturave të ulëta gjatë natës dhe mungesës së prezencës së rrezeve të diellit në ketë 10 ditshin e fundit. /Lajmi.net/