Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme.

Lajme

16/05/2019 07:53

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëroi mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu të intensitetit të dobët edhe për sot.

Meteorologët kanë paralajmëruar edhe ulje me dy gradë celsius të temperaturave maksimale në krahasim me ditën e djeshme.

Temperaturat minimale për sot parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 9m/s. /Lajmi.net/