Parashikimi i motit deri të dielën: Të reshura të borës

Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se nga nesër do të ketë sërish rënie të temperaturave, e nëpër vende malore edhe reshje të borës.

Lajme

21/10/2015 16:23

Sipas njoftimit të Institutit Hidro – Meteorologjik, nga dita e nesërme rikthehen reshjet si pasoj e masave të ftohta dhe të lagështa të ajrit të cilat kanë origjinë nga veriu i kontinentit.

“Për dallim nga ditët e kaluara këto reshje do të përcillen edhe me rënie pak më të theksuara të temperaturave në dy vlerat ekstremale. Temperaturat minimale do të bien deri dy gradë, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë deri 7-8 gradë Celsius. Si pasojë e rënies së presionit atmosferik nën vlerat e normales, në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1200m reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla bore”.

“Këto reshje pos ditës së enjte ka mundësi që vende –vende të vazhdojnë edhe orët e hershme të ditës së premte. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s. Nga pasditja e së premtes e tutje do të ketë ngritje të temperaturave maksimale, nga 12 gradë  Celsius , për të vazhduar deri 17 gradë Celsius ditën e diele. Gjatë vikendit do të fryjë erë e lehtë  drejtimesh të ndryshme e lehtë deri  mesatare”. /lajmi.net