Parashikimi i ekspertëve për ndeshjen Milan-Juventus

Sonte me fillim nga ora 20:45, do të zhvillohet derbi i madh italian ndërmjet Milanit dhe Juventusit, në stadiumin San Siro. Disa nga ekspertët dhe analistët e futbollit, kanë dhënë parashikimet e tyre për këtë takim.

Sport

20/09/2014 17:07

Ekspertët kanë parashikuar derbin italian i cili do të zhvillohet sonte ndërmjet Milanit dhe Juventusit. Tre analistët e futbollit kanë raportuar se ndeshja e sotme do të përfundojë në barazim.

Dy të tjerë kanë thënë se Juventusi do të shënojë fitore, ndërsa një ka aluduar për një fitore të mundshme të Milanit.

Carlos Tevez është lojtari i cili pritet të shënojë së paku një gol në takimin e sotëm, i cili pritet të jetë mjaft interesant.

Parashikimi i Alex Livie: Milan 1-1 Juventus
Goli i parë do shënohet nga: Carlos Tevez

Livie pret që derbi i sotëm të përfundojë në barazim. Fillimisht, do të jetë Juventusi që do kalojë në epërsi në këtë takim, para se rosonerët ta barazojnë rezultatin.

Parashikimi i Karl Matchett: Milan 2-2 Juventus
Goli i parë do shënohet nga: Carlo Tevez

Kjo ndeshje do të jetë një test i madh për dy menaxherët e rinj. Shumica mendojnë se Milani është rikthyer në formën e dikurshme. Sidoqoftë, Karl pret një barazim në ndeshjen e sotme.

Parashikimi i Sam Tighe: Milan 0-1 Juventus
Goli i parë do shënohet nga: Fernando Llorente

Rikthimi i Allegrit në San Siro do të jetë i sukseshëm sipas Sam Tighe. Ai pret një fitore të biankonerëve në këtë takim.

Parashikimi i Will Tidey: Milan 2-1 Juventus
Goli i parë do shënohet nga: Jeremy Menez

Milani ka pasur një fillim të sezonit mjaft të sukseshëm, ndërsa Juventusi është duke bërë atë që ka bërë gjithmonë. Tidey ka një ndjenjë se Milani do të shënojë fitore në këtë takim.

Parashikimi  i Michael Cummings: Milan 1-2 Juventus
Goli i parë do shënohet nga: Jeremy Menez

Ndoshta Milani është duke luajtur mirë në këto ndeshjet e para, por një fitore ndaj Juventus është shumë e vështirë. Michael pret një fitore të binakonerëve, kundrejt një Milani cili nuk është i sigurt në mbrojtje.

Parashikimi i Alex Diamond: Milan 1-1 Juventus
Goli i parë do shënohet nga: Carlos Tevez

Po ju si e parashikoni këtë takim? Shprehuni në hapësirën për komente.

Një barazim në këtë takim, është një gjë mëse e mundshme. Milani nuk ka fuqi të shënojë fitore ndaj Juventusit.