Parashikimet e Premierligës
Premierliga e mbylli e fundit dhe e fillon e para Vitin e Ri, me ndeshjet e xhiros së 20-të, që shënojnë edhe nisjen e pjesës së dytë të stinorit. Arsenali është në krye por përcjellësit nuk janë larg dhe mbetet të shihet se çfarë ndryshime do të pësojë renditje pas dueleve të caktuara për sot.…

Sport
Premierliga e mbylli e fundit dhe e fillon e para Vitin e Ri, me ndeshjet e xhiros së 20-të, që shënojnë edhe nisjen e pjesës së dytë të stinorit.
Arsenali është në krye por përcjellësit nuk janë larg dhe mbetet të shihet se çfarë ndryshime do të pësojë renditje pas dueleve të caktuara për sot.
Si zakonisht, lajmi.net, ju sjell parashikimet e kryendeshjeve.
13:45 Swansea – Man City
Swansea nuk ka shënuar fitore në pesë ndeshje prej kur mposhti Newcastlen në fillim të dhjetorit dhe ende janë pa sulmuesin Michu dhe portierin Michel Vorn, që nuk do t’i ndihmojë për të përfunduar bilancin negativ.
Kurse, Manchester City është në formë të mirë dhe do ta kërkojë fitoren e parë më 2014.
Parashikimi: Fitore e Man Cityt
16:00 Arsenal – Cardiff City
Arsenali me fitoren e mundimshme por shumë të rëndësishme në udhëtim te Newcastle në xhiron e shkuar, e siguroi pozitën e parë para vitit 2014 kurse sot takohen me Cardiffin në telashe që është ende në kërkim të një menaxheri të ri pas shkarkimit të Malky Mackayt.
Deri më tani gjatë këtij sezoni, Arsenali është shfaqur mjaft i sigurt kundër skuadrave më modeste.
Parashikimi: Fitore e Arsenalit
16:00 Liverpool – Hull City
Liverpool pati dy ndeshje në vështira në javën e kaluar dhe i humbi të dyja nga Manchester City dhe Chelsea.
Hull ka vetëbesim të madh pas fitores 6:0 ndaj Fulhamit dhe e mposhtën Liverpoolin në KC Stadium në fillim të dhjetorit.
Por, Reds do të mundohen të rikthehen në rrugën e drejtë në Anfield Road.
Parashikimi: Fitore e Liverpoolit
16:00 Southampton – Chelsea
Southampton është skuadër mjaft e papërshtatshme dhe po aq kualitative.
Këtë e dëshmon më së miri edhe pozita e tyre në tabelë.
Chelsea mposhti Liverpoolin javën e kaluar dhe mbeti në dy pikë më pak se lideri Arsenal andaj sot nuk guxon të gabojë. Por, do të jetë shumë vështirë.
Parashikimi: Fitore e Chelseas
18:30 Man Utd – Tottenham
Manchester United shënoi dy fitore në Hull dhe Norwich pa Wayne Rooneyn dhe Robin van Persien.
Menaxheri David Moyes do të jetë i kënaqur me reagimin e skuadrës së tij pas humbjes së dy takimeve brenda një jave në shtëpi, në fillim të dhjetorit.
United do të mundohet ta vazhdojë serinë e fitoreve edhe pse Tottenham nuk është skuadër për tu nënçmuar aspak, pavarësisht bilancit të dobët këtë edicion.
Parashikimi: Fitore e Man Utd’it