Parashikimet e kryendeshjeve

13:00 | 12 Janar 2014

Kaka

Pas parashikimeve të sakta që i publikuan për kryendeshjet e së shtunës, përfshirë derbin mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, radhën e kanë ballafaqimet më interesante nga e diela. Dhe, Premierliga, La Liga e Serie A sjellin takime interesante dhe të rëndësishme në garë për titull por edhe objektiva tjera. Të shkojmë me radhë. Premierligë 15:05 […]

Pas parashikimeve të sakta që i publikuan për kryendeshjet e së shtunës, përfshirë derbin mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, radhën e kanë ballafaqimet më interesante nga e diela.

Dhe, Premierliga, La Liga e Serie A sjellin takime interesante dhe të rëndësishme në garë për titull por edhe objektiva tjera. Të shkojmë me radhë.

Premierligë

15:05 Newcastle – Man City

Newcastle ka humbur dy ndeshjet e fundit në shtëpi në kuadër të Premierligë dhe sot rrezikon sërish t’i bëjë tri. Manchester City është në formë të jashtëzakonshme që e ka shndërruar në një prej konkurrentëve kryesor për titull.

Mirëpo, skuadra e menaxherit Manuel Pellegrini ka shfaqur telashet më të mëdha në duelet si mysafir, edhe pse lehtë mund të ndodhë që të dalin fitues edhe nga St James Park.

Parashikimi: Fitore e Man Cityt

17:10 Stoke – Liverpool

Historikisht, Britannia Stadium i Stoke Cityt nuk është stadium me fat për Liverpoolin.

Ata nuk kanë fituar aty në pesë vizita në Premierligë prej kur Potters u promovuan në elitë më 2008 dhe kanë pësuar humbje në tri takimet e fundit.

Suarez është në formë

Mirëpo, me një Luis Suarez në formë të jashtëzakonshme dhe Daniel Sturridge të rikthyer nga lëndimi, ka ardhur koha që Liverpool të marr pikë të plota nga Stoke.

Parashikimi: Fitore e Liverpoolit

Serie A

15:00 Cagliari – Juventus

Juventus kërkon rekordin prej 11 fitoreve të njëpasnjëshme në Serie A.

Bianconerët janë në seri të jashtëzakonshme dhe kanë pësuar vetëm një gol në dhjetë ndeshjet e fundit – fitore – gjatë të cilave javën e kaluar e demoluan Romën me rezultat 3:0.

Andaj, edhe pse Cagliari paraqet kërcënim si vendas, Juventus është favorit për fitore.

Parashikimi: Fitore e Juventusit

15:00 Roma – Genoa

Roma u kundërpërgjigj pas humbjes nga Juventus duke mposhtur Sampdorian në kuadër të Coppa Italia, kurse tani takohen me rivalin e qytetit të Sampdorias, Genoa.

Juve dhe Roma kërkojnë fitore

Ekipi i trajnerit Rudi Garcia është përforcuar me mesfushorin Radja Nainggolan dhe ka një grup të mirë të futbollistëve, të aftë për të mposhtur Genoan.

Parashikimi: Fitore e Romës

15:00 Verona – Napoli

Në shikim të parë mund t’ju duket një duel i lehtë për Napolin, mirëpo nuk është ashtu.

Verona është befasia e këtij sezoni në Serie A, dhe aktualisht gjendet në pozitën e pestë, falë nëntë golave nga sulmuesi veteran Luca Toni.

Mirëpo, sot i pret një sfidë e vështirë kundër një skuadre si Napoli e udhëhequr nga Gonzalo Higuain në sulm.

Parashikimi: Fitore e Napolit

20:45 Sassuolo – Milan

Milani e nisi vitin 2014 me fitore 3:0 ndaj Atalantas dhe është përforcuar me mesfushorin japonez Keisuke Honda i cili megjithatë nuk do të jetë titullar sot.

Kaka inspiroi Milanin kundër Atalantas

Rossonerët kanë dhënë shenja të përmirësimit së fundmi dhe trajneri Massimiliano Allegri do të kërkojë vetëm fitore nga kjo përballje.

Parashikimi: Fitore e Milanit

La Liga

19:00 Espanyol – Real Madrid

Liderët Atletico Madrid dhe Barcelona u ndanë baras në ndeshjen e tyre në Vicente Calderon të shtunën mbrëma, rezultat që më së miri i shkoi në favor Real Madrid.

Los Blancos, në rast të fitores ndaj Espanyolit do të afrohen në tri pikë nga kreu i tabelës, mundësi të cilën Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij nuk do të lejojnë të ju shkojë huq.

Parashikimi: Fitore e Realit

Parashikimet e kryendeshjeve

11:50 | 11 Janar 2014

Chelsea

Fundjava është rikthyer me ndeshjet kryesore të ligave evropiane në futboll. E shtuna sjell në program disa ballafaqime jashtëzakonisht interesante nga Premierliga, por edhe derbin, takimin e liderëve të La Ligës ku Atletico Madrid pret Barcelonën. Shkojmë me parashikimet tona. 13:45 Hull – Chelsea Chelsea është në formë të mirë. Gjiganti londinez është në seri […]

Fundjava është rikthyer me ndeshjet kryesore të ligave evropiane në futboll.

E shtuna sjell në program disa ballafaqime jashtëzakonisht interesante nga Premierliga, por edhe derbin, takimin e liderëve të La Ligës ku Atletico Madrid pret Barcelonën.

Shkojmë me parashikimet tona.

13:45 Hull – Chelsea

Chelsea është në formë të mirë. Gjiganti londinez është në seri prej katër fitoreve të njëpasnjëshme në të gjitha garat dhe do të kërkojë vazhdimin e bilancit pozitiv në udhëtim te Hull në mënyrë që të shtojë presionin ndaj liderit të Premierligës, Arsenal.

Chelsea ka aftësi të nxjerr një rezultat pozitiv ku do që shkon dhe pa marr parasysh se si luan.

Parashikimi: Fitore e Chelseas

18:30 Man Utd – Swansea

Manchester United do të jetë pa dy sulmuesit kryesor, Wayne Rooney dhe Robin van Persie të lënduar, por aty është Adnan Januzaj.

Gjiganti nga Old Trafford është në seri negative prej tri humbjeve të njëpasnjëshme në të gjitha garat, përfshirë një nga Swansea që i eliminoi nga FA Cup.

Andaj, skuadra e menaxherit David Moyes me qdo kusht duhet të këndellet dhe të hakmerret për disfatën në Old Trafford.

Parashikimi: Fitore e Man Utd’it

20:00 Atletico Madrid – Barcelona

Për gjithë sezonin janë ndjekur mes vete dhe aktualisht kanë bilanc të barabarta me nga 49 pikë të dyja, në krye të tabelës në La Ligë.

Por, sonte njëra prej tyre mund të shkëputet, në rast të fitores. Atletico Madrid pret Barcelonën në Vicente Calderon në ndeshjen kryesore të mbrëmjes por edhe mbarë stinorit të deritashëm në ligë.

Skuadra e Diego Simeones është në formë të shkëlqyeshme me pesë fitore të njëpasnjëshme por edhe Barcelona nuk qëndron keq dhe në mesjavë iu rikthye nga lëndimi sulmuesi Lionel Messi i cili shënoi dy gola për gjysmë ore lojë kundër Getafes në Copa del Rey.

Parashikimi: Barazim

Parashikimet e kryendeshjeve

10:30 | 22 Dhjetor 2013

Juventus

Për dallim nga Premierliga që sot nuk do të sjellë ndonjë kryendeshje në pritje të asaj të së hënës mbrëma mes Arsenalit dhe Chelseas, konkurrentë për titull në Serie A dhe La Ligë zhvillojnë përballjet e radhës, të rëndësishme në rrugëtimin drejt synimit kryesor. Në mbrëmje do të kemi mundësi ta shikojmë atë që quhet […]

Për dallim nga Premierliga që sot nuk do të sjellë ndonjë kryendeshje në pritje të asaj të së hënës mbrëma mes Arsenalit dhe Chelseas, konkurrentë për titull në Serie A dhe La Ligë zhvillojnë përballjet e radhës, të rëndësishme në rrugëtimin drejt synimit kryesor.

Në mbrëmje do të kemi mundësi ta shikojmë atë që quhet Derby della Maddonina mes Interit dhe Milanit, por para tyre në skenë dalin Juventus dhe Roma, së bashku me Barcelonën.

Në mbrëmje do të luajë edhe Real Madrid. Shkojmë me radhë me parashikimet tona.

Serie A

15:00 Atalanta – Juventus

Juventus është në seri prej tetë fitoreve të njëpasnjëshme në Serie A, pa pranuar asnjë gol. Ku ka më mirë?

Por, skuadra pësoi eliminim të hidhur nga Liga e Kampionëve edhe pse iu rikthye fitoreve në Serie A dhe Kupën e Italisë.

Skuadra e trajnerit Antonio Conte vazhdon të jenë në mungesë të kreatorit të lojës, Andrea Pirlo, por edhe pse ky fakt është vërejtur sado pak në lojën e tyre, nuk ka lënë gjurmë në rezultate.

Atalanta paraqet një kundërshtar të vështirë, sidomos në ndeshjet si nikoqir, mirëpo Juventus duhet të ketë fuqi të mjaftueshme për të fituar këtë përballje.

Parashikimi: Fitore e Juventusit

15:00 Roma – Catania

Pas dhjetë fitoreve të njëpasnjëshme në Serie A, Roma ka pësuar luhatje në formë duke bërë katër barazime të njëpasnjëshme para një fitoreje që u përcoll me një tjetër barazim xhiron e shkuar në udhëtim te Milan.

Kjo ka bërë që Giallorossët ta humbin kreun dhe të jenë aktualisht pesë pikë prapa liderit Juventus.

Mirëpo, sot është rasti ideal për të arritur tri pikë të reja kundër Catanias, skuadra e fundit në renditje në Serie A.

Parashikimi: Fitore e Romës

20:45 Inter – Milan

Të gjithë sytë do të jenë në Giuseppe Meazza. Derbi i rivalëbve të qytetit gjithmonë sjell emocione të jashtëzakonshme dhe përballje interesante.

Për dallim nga herët e kaluara, ky derbi i gjen skuadrat në pozita të pazakonshme. Inter është i pesti ndërsa Milani i 13’ti.

Por, edhe pse janë larg nga kreu, kjo nuk do të thotë se ndeshja do të humb diçka nga rëndësia pasi të dyja skuadrat kanë nevojë të madhe për fitore dhe nuk do të kënaqen me asgjë tjetër. Por, në fund lehtë mund të ndodhë që t’i ndajnë pikët.

Parashikimi: Barazim

La Liga

17:00 Getafe – Barcelona

Barcelona hyn në ndeshje si e dyta. Atletico Madrid fitoi ndaj Levantes 3:2 të shtunën dhe u shkëput në krye të tabelës. Andaj nuk kemi nevojë t’ju shpjegojmë se gjiganti katalan duhet të reagojë. Kjo dihet.

Skuadra e Gerardo Martinos do të bëjë çmos për të fituar përballjen dhe të rikthejë kreun, edhe pse me pikë të barabarta me Atleticon.

Barcelona ka shfaqur formë të mirë në javët e fundit dhe do të jetë në kërkim të fitores së radhës kundër Getafes që është e teta në tabelë.

Parashikimi: Fitore e Barcelonës

21:00 Valencia – Real Madrid

Në shikim të parë duket si një ndeshje shumë e vështirë për Real Madridin. Por, nuk është ashtu. Valencia është larg nga forma që kishte dikur si konkurrente për titull dhe tani gjendet në pozitën e dhjetë në tabelë.

Pas fitores së re të Atletico Madridit, Real Madrid nuk ka opsion tjetër përveç fitores dhe të vazhdojë ndjekjen e kreut të tabelës pasi siç ka thënë edhe trajneri Carlo Ancelotti: “Skuadra nuk guxon të bëjë gabime tjera”.

Parashikimi: Fitore e Real Madridit

Parashikimet e kryendeshjeve

12:40 | 21 Dhjetor 2013

Atletico

Vikendi rikthen në skenë ligat kryesore evropiane të futbollit, disa prej të cilave zhvillojnë ballafaqimet e fundit për vitin 2013, në përjashtim të Premierligës angleze që nuk ndalet kurrë. E shtuna nuk ka në program ndonjë derbi, pasi ata do të zhvillohen të dielën si Inter – Milan dhe të hënën Arsenal – Chelsea, por […]

Vikendi rikthen në skenë ligat kryesore evropiane të futbollit, disa prej të cilave zhvillojnë ballafaqimet e fundit për vitin 2013, në përjashtim të Premierligës angleze që nuk ndalet kurrë.

E shtuna nuk ka në program ndonjë derbi, pasi ata do të zhvillohen të dielën si Inter – Milan dhe të hënën Arsenal – Chelsea, por përballjet janë gjithsesi interesante dhe të rëndësishme.

Si zakonisht, Lajmi.net ju sjell parashikimet dhe epilogun e mundshëm të tyre.

Premierliga

13:45 Liverpool – Cardiff City

Liverpool mund të ngjitet në krye të Premierligës me fitore ndaj Cardiff Cityt në pritje të ballafaqimit mes liderit Arsenal dhe Chelseas.

Reds janë në seri prej tri fitoreve të njëpasnjëshme, pas humbjes së befasishme nga Hull City.

Steven Gerrard dhe Daniel Sturridge mungojnë për shkak të lëndimeve mirëpo Luis Suarez – i freskët pas vazhdimit të kontratës – është në formë të jashtëzakonshme dhe do ta kërkojë golin e tij të parë kundër Cardiffit, që është një prej skuadrave të vetme të cilave nuk i ka shënuar.

Parashikimi: Fitore e Liverpoolit

16:00 Fulham – Manchester City

Manchester City dëshmoi kandidaturën për titull të kampionit duke mposhtur Arsenalin 6:3 në xhiron e shkuar.

Pavarësisht mungesës së sulmuesit kryesor Sergio Aguero për shkak të lëndimit, mysafirët janë favorit për të shënuar fitore në udhëtim te Fulham.

City është duke kaluar periudhë të formës së mirë dhe do të mundohet ta vazhdojë atë duke shtuar presionin ndaj kreut të tabelës.

Parashikimi: Fitore e Man Cityt

16:00 Manchester United – West Ham

E treta e vërteta. Manchester United ka humbur dy ndeshjet e fundit në Old Trafford kundër Evertonit dhe Newcastles me rezultat 1:0, mirëpo sot do të mundohet t’i jap fund kësaj serie negative duke shënuar fitore kundër West Ham Unitedit.

Robin van Persie mungon për shkak të lëndimit kurse edhe prezenca e Wayne Rooneyt është në dyshim.

Mirëpo, United do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij që t’i rikthehet fitores në shtëpi, të domosdoshme për të nisur një formë të këndelljes pas bilancit negativ deri më tani këtë edicion.

Parashikimi: Fitore e Manchester Unitedit

La Liga

20:00 Atletico Madrid – Levante

Atletico Madrid mund të bëhet lider i La Ligës edhe me një pikë kundër Levantes, në pritje të ballafaqimit mes Getafes dhe Barcelonën të dielën.

Mirëpo, duke konsideruar formën e mirë të Atleticos, skuadra e trajnerit Diego Simeone do të kërkojë asgjë tjetër përveç fitores.

Parashikimi: Fitore e Atletico Madridit

Serie A

20:45 Cagliari – Napoli

Napoli do të mundohet të mbyll vitin 2013 me fitore në udhëtim te Cagliari. Skuadra e trajnerit Rafael Benitez e harroi eliminimin e hidhur nga Liga e Kampionëve duke mposhtur Interin 4:2 në San Paolo.

Dhe, sonte do të synojnë një tjetër trepikësh kundër Cagliarit që aktualisht gjendet në pozitën e 12’të dhe vështirë se do të paraqet ndonjë rezistencë të madhe për Napolin.

Parashikimi: Fitore e Napolit

20:30 Bayern Munich – Raja Casablanca

Bayern Munich e priste në finalen e Kampionatit botëror për klube, Atletico Mineiron, por kampioni i Amerikës së Jugut u befasua duke u mposhtur 3:1 nga Raja Casablanca. Mirëpo, gjiganti bavarez vështirë se do ta nënçmojë kundërshtarin. Pep Guardiola nuk lejon diçka të tillë.

 

Dhe, skuadra që gjatë vitit 2013 ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivelin e klubeve sonte do të mundohet ta kompletojë historinë duke e mbyllur vitin me dominim absolut, dhe me titullin e kampionit të botës.

Parashikimi: Fitore e Bayernit

Parashikimet e kryendeshjeve

10:46 | 15 Dhjetor 2013

Juventus

Ligat evropiane vazhdojnë të sjellin ndeshje interesante dhe përballje mes skuadrave konkurrente për kreun e tabelës. Ballafaqimet kryesore të së dielës do të vijnë nga Premierliga dhe Serie A. Por, të shkojmë me radhë me parashikimet tona. 14:30 Aston Villa – Man Utd Pas humbjes në dy ballafaqime të njëpasnjëshme në Old Trafford në Premierligë, […]

Ligat evropiane vazhdojnë të sjellin ndeshje interesante dhe përballje mes skuadrave konkurrente për kreun e tabelës.

Ballafaqimet kryesore të së dielës do të vijnë nga Premierliga dhe Serie A. Por, të shkojmë me radhë me parashikimet tona.

14:30 Aston Villa – Man Utd

Pas humbjes në dy ballafaqime të njëpasnjëshme në Old Trafford në Premierligë, Manchester United ishte nën presion të madh në takimin kundër Shakhtar Donetskut në Ligën e Kampionëve të martën.

Ata mund të gabonin sërish, por ishin më të vëmendshëm. Fituan, dhe u kualifikuan për në fazën eliminatore të garës si fitues i grupit. Tani duhet të tregojnë formë të njëjtë në Premierligë duke fituar nga një fitore në Villa Park.

Parashikimi: Fitore e Man Utd’it

17:00 Tottenham – Liverpool

Liverpool është pa Steven Gerrardin e lënduar dhe kjo është një goditje e rëndë për të.

Përveç kapitenit, Reds nuk mund të llogarisin edhe në sulmuesin Daniel Sturridge, andaj barra kryesore bie mbi yllin uruguaian, Luis Suarez i cili ka shkëlqyer së fundmi.

Mirëpo, Tottenham është këndellur pas turpërimit 6:0 nga Manchester City dhe do të mundohen t’i shfrytëzojnë mungesat e mëdha te skuadra kundërshtare duke kërkuar fitoren e madhe në White Hart Lane.

Parashikimi: Fitore e Tottenhamit

Serie A

18:30 Juventus – Sassuolo

Juventus u eliminua qysh në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve dhe tani objektivi kryesor do të jetë mbrojtja e titullit në Serie A.

Bianconerët kanë tri pikë epërsi ndaj Romës dhe sot do të mundohen të fitojnë në shtëpi kundër Sassuolos për ta ruajtur distancën.

Pavarësisht mungesës së Andrea Pirlos të lënduar, Claudio Marchisios së suspenduar dhe disa futbollistëve të tjerë, Juventus është favorit për të shënuar fitore.

Parashikimi: Fitore e Juventusit

20:45 Napoli – Inter

Trajneri i Interit, Walter Mazzarri do ta sfidojë të kaluarën e tij në San Paolo kundër skuadrës nga e cila u largua gjatë verës.

Napoli është favorit, për shumë arsye.

Nerazzurrët nuk janë në formë të mirë dhe kanë shënuar barazime të njëpasnjëshme, kurse vendasit janë dukshëm në gjendje më të mirë edhe pse të dëshpëruar pas eliminimit të hidhur nga Liga e Kampionëve edhe pse përfunduan me pikë të barabarta me dy skuadrat e para, pas fitores 2;0 ndaj Arsenalit të mërkurën.

Parashikimi: Fitore e Napolit

Parashikimet e kryendeshjeve

12:27 | 14 Dhjetor 2013

Real M

Pas përmbylljes së fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, rikthehen në skenë ligat evropiane të futbollit që këtë fundjavë sjellin disa ballafaqime jashtëzakonisht interesante, përfshirë derbi të ndryshëm. Si zakonisht, lajmi.net, ju sjell parashikimet e mundshme të kryendeshjeve: Premierligë 13:45 Man City – Arsenal Nuk ka qenë një javë e mirë për Arsenalin. Përveç […]

Pas përmbylljes së fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, rikthehen në skenë ligat evropiane të futbollit që këtë fundjavë sjellin disa ballafaqime jashtëzakonisht interesante, përfshirë derbi të ndryshëm.

Si zakonisht, lajmi.net, ju sjell parashikimet e mundshme të kryendeshjeve:

Premierligë

13:45 Man City – Arsenal

Nuk ka qenë një javë e mirë për Arsenalin. Përveç barazimit në Emirates Stadium me Evertonin, gjiganti londinez humbi edhe në Ligën e Kampionëve nga Napoli me rezultat 2:0 dhe për pak kaloi tutje për në fazën eliminatore.

Sot do të ndeshen me Manchester Cityn e rrezikshëm që nuk është mposhtur asnjëherë në shtëpi këtë edicion në Premierligë.

Kjo do të jetë një sfidë e madhe për të dyja ekipet. Barazimi mund të jetë një epilog përfundimtar i këtij takimi, por fakti se City pushoi disa prej futbollistëve kryesorë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut, i favorizon ata.

Parashikimi: Fitore e Man Cityt

16:00 Chelsea – Crystal Palace

Tony Pulis ka bërë fillim të mbarë si menaxher i Crystal Palace, me dy fitore pa pranuar gol në tri ndeshjet e para në drejtim të klubit.

Dhe, duke pasur parasysh se menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho është ankuar se asnjëri nga sulmuesit e tij nuk është në formë, atëherë mund të mendohet se mysafirët kanë rast të bëjnë diçka.

Megjithatë, Stamford Bridge do të jetë një detyrë e pakalueshme për ta, duke pasur parasysh se Chelsea do të mundohet të shfrytëzojë përballjet e disa rivalëve mes vete në mënyrë që të fitojë pikë dallim me ta.

Parashikimi: Fitore e Chelseas

Bundesliga

15:30 Bayern Munich – Hamburg

Bayern Munich është i pamposhtur në 40 ndeshje të njëpasnjëshme në Bundesligë dhe me siguri se sot do t’i bëjë 41, kundër një skuadre si Hamburg që shpeshherë nga vizitat në Allianz Arena është kthyer me disfata turpëruese.

Bayern u mund në mesjavë nga Manchester City në Ligën e Kampionëve por vështirë se do të lejojë një tjetër befasi sot.

Parashikimi: Fitore e Bayernit

La Liga

16:00 Osasuna – Real Madrid

Real Madrid kërkon fitoren e gjashtë të njëpasnjëshme në La Ligë. Gjiganti madrilen është mysafir i Osasunës së dobët që gjendet vetëm një pikë mbi zonën e rrezikshme.

Dhe, një tjetër problem shtesë për vendasit është rikthimi i Cristiano Ronaldos nga lëndimi. Los Blancos do të mundohen të shënojnë fitore në mënyrë që të shtojnë presionin ndaj Barcelonës që zhvillon ndeshje pas tyre.

Parashikimi: Fitore e Realit

20:00 Barcelona – Villarreal

Barcelona pret Villarrealin në Nou Camp në kërkim të rinisjes pas humbjes së befasishme në xhiron e shkuar nga Athletic Bilbao.

Gjiganti katalan është ende në mungesë të Lionel Messit të lënduar por në mesjavë në skenë doli Neymar i cili realizoi het-trik në fitoren e thellë 6:1 ndaj Celticut në Ligën e Kampionëve dhe lehtë mund të ndodhë që të jetë golashënues edhe sonte.

Parashikimi: Fitore e Barcelonës

Parashikimet e kryendeshjeve

11:19 | 7 Dhjetor 2013

Dortmund

Fundjava rikthen në aksion disa prej ligave kryesore evropiane në përjashtim të La Ligës ku zhvillohen përballjet e kupës. Mirëpo, duelet që janë në program do të na sjellin përballje interesante. Premierliga 13:45 Man Utd – Newcastle Manchester United u ndal pas serisë prej 12 ndeshjeve pa humbje duke u mposhtur në mesjavë në Old […]

Fundjava rikthen në aksion disa prej ligave kryesore evropiane në përjashtim të La Ligës ku zhvillohen përballjet e kupës. Mirëpo, duelet që janë në program do të na sjellin përballje interesante.

Premierliga

13:45 Man Utd – Newcastle

Manchester United u ndal pas serisë prej 12 ndeshjeve pa humbje duke u mposhtur në mesjavë në Old Trafford nga Everton.

Skuadra e menaxherit David Moyes është nën presion të madh pas rezultateve të dobëta deri më tani gjatë këtij edicioni në Premierligë dhe duhet të fitojë sot në mënyrë që të nisë një formë të këndelljes. Nuk do të jetë e lehtë por do t’ia dalin.

Parashikimi: Fitore e Man Utd’it

16:00 Liverpool – West Ham United

Kujdes West Ham, po vjen Luis Suarez. Liverpool pret skuadrën londineze në kërkim të një tjetër fitoreje që do të ishte shumë e nevojshme për të vazhduar ndjekjen e liderit Arsenal.

Ylli uruguaian ka realizuar 13 gola në nëntë ndeshje këtë edicion – pasi mungoi në pesë të parat për shkak të suspendimit – përfshirë katër në fitoren 5:1 në mesjavë ndaj Norwich Cityt.

West Ham është një prej skuadrave të cilës ai ende nuk i ka shënuar gol dhe kjo është një arsye shtesë që Suarez ta inspirojë Liverpoolin drejt fitores.

Parashikimi: Fitore e Liverpoolit

16:00 Southampton – Man City

Southampton pas një fillimi fantastik është në seri negative prej tri humbjesh të njëpasnjëshme.

Dhe, sot rrezikon ta pësojë një tjetër nga Manchester City në formë të jashtëzakonshme.

Skuadra e menaxherit Manuel Pellegrini është rikthyer në garë për kreun e tabelës dhe sot i duhet fitorja për ta vazhduar ndjekjen e Arsenalit.

Parashikimi: Fitore e Man Cityt

16:00 Stoke City – Chelsea

Jose Mourinho nuk ka pësuar kurrë humbje gjatë muajit dhjetor në Premierligë me Chelsean. Ky bilanc pozitiv do të kërcënohet sot nga Stoke City, skuadër e papërshtatshme si nikoqir.

Mirëpo, Special One është ekspert i ndeshjeve të tilla dhe nuk do të lejojë që skuadra e tij të humb hapin me kreun e tabelës dhe do të kërkojë fitoren për të shtuar presionin ndaj liderit Arsenal.

Parashikimi: Fitore e Chelseas

Serie A

18:00 Livorno – Milan

Xhiron e shkuar, Milani regjistroi fitoren e parë në udhëtim duke mposhtur Catanian 3:1. Sot do ta kërkojë të dytën ndaj Livornos, edhe pse nuk duhet nënçmuar skuadrën e promovuar këtë edicion në elitë.

Por, Mario Balotelli dhe Leite Kaka do të paraqesin kërcënim të tepërt për Livornon.

Parashikimi: Fitore e Milanit

20:45 Napoli – Udinese

Juventus fitoi të premten dhe ka aktualisht nëntë pikë më tepër se Napoli.

Skuadra e Rafael Benitezit duhet të reagojë duke fituar sonte kundër Udineses. Më lehtë të thuhet se të realizohet.

Mirëpo, Napoli ka fuqi të mjaftueshme për të marrë pikë të plota nga përballja në San Paolo.

Parashikimi: Fitore e Napolit

Bundesliga

15:30 Werder – Bayern Munich

Bayern Munich po shkelë gjithçka para vetes, pavarësisht lëndimeve të disa prej futbollistëve kryesorë.

Së fundmi, gjiganti bavarez humbi edhe mesfushorin holandez Arjen Robben, por iu rikthye Franck Ribery. Me futbollistët që ka, ekipi i Pep Guardiolës pritet të realizojë fitore të radhës.

Parashikimi: Fitore e Bayernit

18:30 Dortmund – Leverkusen

Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen do të na tregojnë se cilaskuadër mund të konsiderohet si rivali kryesor i Bayern Munichut për titullin e kampionit në Bundesligë.

Vendasit janë favorit, por edhe mysafirët që janë vetëm tri pikë prapa bavarezëve, nuk janë skuadër që mposhtet lehtë.

Mirëpo, duke konsideruar se Dortmund ka humbur vetëm një ndeshje gjatë këtij sezoni në Bundesligë dhe atë nga Bayern, është arsye për të besuar se pikët e plota do t’i takojnë vendasve.

Parashikimi: Fitore e Dortmundit

Parashikimet e kryendeshjeve

11:14 | 30 Nentor 2013

Real M

Pas dueleve të rëndësishme në Ligën e Kampionëve në mesjavë, gjigantët e futbollit evropian rikthehen në aksion në ligat përkatëse, me takime jashtëzakonisht interesante. Nga dita e shtunë, kemi veçuar përballjet kryesore dhe ua sjellim epilogun e mundshëm të tyre. Premierligë 16: 00 Cardiff – Arsenal Cardiff City nxori barazim 2:2 në xhiron e shkuar […]

Pas dueleve të rëndësishme në Ligën e Kampionëve në mesjavë, gjigantët e futbollit evropian rikthehen në aksion në ligat përkatëse, me takime jashtëzakonisht interesante.

Nga dita e shtunë, kemi veçuar përballjet kryesore dhe ua sjellim epilogun e mundshëm të tyre.

Premierligë

16: 00 Cardiff – Arsenal

Cardiff City nxori barazim 2:2 në xhiron e shkuar pas një goli në minutat shtesë kundër Manchester Unitedit.

Por, vështirë se do ta bëjë të njëjtën gjë edhe kundër Arsenalit, duke konsideruar formën e shkëlqyeshme të skuadrës së menaxherit Arsene Wenger.

Arsenali me plot meritë kryeson në renditje me katër pikë më tepër se Liverpool dhe Chelsea dhe sot do të mundohet që me një fitore të radhës të thellojë edhe më tepër avantazhin ndaj përcjellësve që do të luajnë të dielën.

Parashikimi: Fitore e Arsenalit

La Liga

16: 00 Elche – Atletico Madrid

Atletico Madrid ka befasuar për të mirë deri më tani gjatë këtij sezoni në La Ligë.

Skuadra e Diego Simeones ka vetëm tri pikë më pak se lideri Barcelona dhe sot do të synojë të barazojë gjigantin katalan në kreun e tabelës.

Sulmuesit Diego Costa dhe David Villa pushuan në mesjavë në barazimin 1:1 me Zenit St Petersburgun – pasi Atletico e ka siguruar kohë më parë kualifikimin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve – dhe do të paraqesin kërcënimin kryesor për skuadrën e Elches që gjendet në pozitën e dhjetë.

Parashikimi: Fitore e Atleticos

20:00 Real Madrid – Valladolid

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka njoftuar se do ta pushojë Cristiano Ronaldon, edhe pse ylli portugez është rikuperuar nga lëndimi që pësoi javën e kaluar dhe që e la jashtë duelit kundër Galatasarayt në Ligën e Kampionëve.

Angel di Maria do të luajë në vend të Ronaldos, por me të, Gareth Balen dhe të tjerët, Los Blancos kanë fuqi të mjaftueshme për të shënuar fitore kundër skuadrës së sulmuesit kosovar, Valdet Rama, Valladolid.

Parashikimi: Fitore e Real Madridit

Bundesliga

15:30 Bayern Munich – Braunschweig

I pari kundër të fundit. Bayern Munich pret Braunschweigun në Allianz Arena në kërkim të fitores së radhës me çka kampioni në fuqi i Bundesligës do të vazhdojë bilancin e jashtëzakonshëm deri më tani gjatë këtij edicioni.

Pavarësisht mungesave të shumta për shkak të lëndimeve, Bayern ka potencial të mjaftueshëm për të mposhtur skuadrën e promovuar këtë edicion në elitë.

Parashikimi: Fitore e Bayernit

15:30 Mainz – Borussia Dortmund

Borussia Dortmund është në seri negative në Bundesligë prej dy humbjeve të njëpasnjëshme. Disfata nga Wolfsburg dhe ajo e xhiros së shkuar nga Bayern Munich, e kanë zbritur Dortmundin në pozitën e tretë.

Por, të motivuar pas fitores së rëndësishme kundër Napolit 3:1 në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve, Dortmund do të kërkojë pikët e plota përball Mainzit.

Parashikimi: Fitore e Dortmundit