Parashikimet e Kampionëve
Sonte do të përmbyllet faza e grupeve në Ligën e Kampionëve dhe kanë mbetur ende disa vende në dispozicion për rrethin e dytë të garës. Më së nxehti do të jetë në Grupin F, por interesant do të jetë edhe në atë H. Të shkojmë me radhë me parashikimet tona të kryendeshjeve: Grupi E 20:45…

Sport
Sonte do të përmbyllet faza e grupeve në Ligën e Kampionëve dhe kanë mbetur ende disa vende në dispozicion për rrethin e dytë të garës.
Më së nxehti do të jetë në Grupin F, por interesant do të jetë edhe në atë H. Të shkojmë me radhë me parashikimet tona të kryendeshjeve:
Grupi E
20:45 Chelsea – Steaua B
Chelsea e ka siguruar kualifikimin për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, mirëpo jo edhe pozitën e parë. Këtë do të mundohet ta arrijë sonte me fitore kundër Steaua Bukureshtit.
Në mënyrë që mos të varet nga rezultati i përballjes tjetër të këtij grupi, Chelsea duhet të fitojë dhe të jetë rehat.
Duke pasur parasysh kualitetet e kufizuara të kundërshtarit, nuk parashikohen probleme.
Parashikimi: Fitore e Chelseas
20:45 Schalke – Basel
Ndeshje shumë interesante dhe po aq e rëndësishme. Basel është aktualisht në pozitën e dytë me 7 pikë, një më pak se lideri Chelsea, por një më shumë se Schalke.
Kampioni i Zvicrës do të mundohet që së paku të nxjerr një barazim në Gjermani, por do të jetë shumë e vështirë kundër vendasve që do të kërkojnë asgjë tjetër përveç fitores.
Parashikimi: Fitore e Schalkes
Grupi F
20:45 Marseille- Dortmund
Olympique Marseille nuk ka asnjë pikë. Ekipi francez do të përshëndetet nga gara sonte kundër Borussia Dortmundit, kundërshtar që ka nevojë vetëm për fitore në mënyrë që të shpresojë në kualifikim të mëtutjeshëm.
Dortmund aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 9 pikë, tri më pak se lideri Arsenal por me pikë të barabarta me Napolin.
Parashikimi: Fitore e Dortmundit
20:45 Napoli – Arsenal
Momenti i së vërtetës për Napolin, por edhe për Arsenalin që ende nuk është i sigurt. Skuadra italiane duhet të fitojë me tre gola epërsi në mënyrë që të sigurojë kualifikimin tutje.
Detyrë shumë e vështirë duke konsideruar kualitetin e skuadrës kundërshtare që edhe me një barazim do ta sigurojë pozitën e parë në grup.
Parashikimi: Barazim
Grupi H
20:45 Milan – Ajax
Milan duhet të barazojë ose fitojë në mënyrë që të sigurojë kualifikimin për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Rossonerët ndeshen me Ajaxin, të cilit i duhet vetëm fitorja që të shkojë përpara në vend të gjigantit italian.
Mirëpo, Milan është favorit për të hyrë në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë.
Parashikimi: Fitore e Milanit
20:45 Barcelona – Celtic
Barcelona e ka siguruar kualifikimin por ende jo edhe pozitën e parë. Për këtë i nevojitet edhe një pikë kundër Celticut tashmë të eliminuar.
Gjiganti katalan nuk është skuadër që kalkulon shumë andaj do të luajë për fitore.
Parashikimi: Fitore e Barcelonës