Paraqitje zhgënjyese të Romës, Mourinhos nuk i cenohet pozita e trajnerit

Roma nuk është duke bërë paraqitjet më të mira të mundshme, dhe as ato që parashihej t’i kishte para fillimit të sezonit.

Sport

07/12/2021 11:15

‘Giallorossi’ po vuajnë shumë të marrin fitore në Serie A, pas një starti të mirë që kishin në fillim. Përkundër rënies së formës së fundmi, për trajnerin duket se nuk ka telashe.

Fabrizio Romano shkruan se puna e Mourinhos te Roma nuk konsiderohet në rrezik. Drejtuesit dhe bordi janë duke mbështetur plotësisht portugezin, përkundër spekulimeve, përcjell lajmi.net.

Mourinho ka një kontratë valide me Romën, dhe kjo kontratë do të vazhdojë të respektohet.

‘Special One’ ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2024. Nënshkrime të reja priten në merkaton e janarit. /Lajmi.net/