Paraqitet al-Baghdadi
Shteti Islamik ka publikuar në mediat sociale një mesazh me zë, ku dëgjohet lideri Abu Bakr al-Baghdadi. Ky mesazh vije pak ditë pasi që u publikua al-Baghdadi ishte vrarë ose plagosur.
Bota
Në këtë incizim, i cili është publikuar në mediat sociale, thuhet se luftëtarët e IS kurrë nuk do të pushojnë së luftuari “edhe në qoftë se mbet vetëm një ushtar”.
Ndërkaq, thuhet se zëri që dëgjohet në këtë incizim thuhet se është autentik, raporton BBC transmeton lajmi.net.
Raportimet e javës së kaluar thonin se Baghdadi ishte plagosur rënd nga sulmet ajrore të SHBA-ve, diku afër qytetit irakian të Mosulit.
Në incizimin prej 17 minutash, nuk përmenden qartazi sulmet ajrore por aty përmendën disa zhvillime që janë ndodhur që atëherë.
Njeri që flet në këtë incizim, thotë se është Baghdadi. Ai u bënë thirrje mbështetësve të IS-it që të “shpërthejnë vullkane të xhihadit” në të gjithë botën.
Ai gjithashtu bënë thirrje për sulme në Arabinë Saudite- duke i përshkruar udhëheqësit sauditë si “koka e gjarprit”- dhe thotë se kampanja ushtarake u udhëhequr nga SHBA-të në Siri dhe Irak është duke dështuar.
Në incizim gjithashtu ai përmend vendimin e presidentit amerikan Barack Obama për të vendosur 1 mijë e 500 trupa shtesë në Irak- një masë shtesë kjo e paralajmëruar pas sulmeve ajrore në Mosul.
Në incizim gjithashtu dëgjohen edhe zotime të reja të besnikërisë nga grupet xhihadiste në Libi, Egjipt dhe Jemen, që kanë ndodhur ditët e fundit.
“O ushtarë të Shtetit Islamik… shpërtheni vullkane të xhihadit kudo. Ndriçoni tokën me zjarr kundër të gjithë diktatorëve”, thotë Baghdadi.
Shteti Islamik ka nën kontroll një pjesë të madhe të Sirisë dhe Irakut që prej muajit qershor, duke e shpallur Kalifatin në territorin që ajo kontrollon, transmeton lajmi.net