Dogana parandalon kontrabandën me barna, kapin vlerën e 4 mijë euro
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë një operacioni kontrolli në dy barnatore në qytetin e Gjilanit dhe Vitisë, ka zbuluar dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme barnash të dyshuara si të kontrabanduara. Tutje në komunikatë theksohet se gjatë kontrollit të detajuar në ambientet e brendshme të barnatores, janë gjetur…

Lajme
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë një operacioni kontrolli në dy barnatore në qytetin e Gjilanit dhe Vitisë, ka zbuluar dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme barnash të dyshuara si të kontrabanduara.
Tutje në komunikatë theksohet se gjatë kontrollit të detajuar në ambientet e brendshme të barnatores, janë gjetur barna të fshehura, për të cilat nuk ishte paraqitur asnjë dokumentacion doganor.
Derisa dyshohet se këto produkte janë futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës, duke anashkaluar procedurat e importit dhe detyrimet doganore, sipas vlerësimeve fillestare, vlera e barnave të sekuestruara kap shumën mbi 4000 euro.
Ndërkaq lidhur me këtë Dogana e Kosovës ka nisur procedurat hetimore ndaj pronarit të subjektit, si dhe ka njoftuar organet përkatëse për veprimet e mëtejshme ligjore.
“Task Forca mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës, mbrojtjen e tregut të ligjshëm dhe sigurinë e qytetarëve”, theksohet në njoftim. /Lajmi.net/