Parandalohen sulmet terroriste, arrestohet francezi me 125 kilogramë eksplozivë

Mediat franceze kanë bërë të ditur se gjatë javës së kaluar forcat e rendit kanë arrestuar në Ukrainë 25 vjeçarin francez Gregoire M.

Sport

06/06/2016 13:02

Sot u mësua se personi në fjalë po planifikonte 15 sulme terroriste gjatë Europianit, duke filluar nga ceremonia e hapjes që zhvillohet të premten në Paris, shkruan “Panorama”. Atij iu sekuestrua një arsenal i mirëfilltë armësh.

Arrestimi i tij u bë gjatë momentit kur francezi, i cili i përkiste organizatave ekstremiste të djathta, po përpiqej të kalonte kontrabandë nga Ukraina në Poloni eksplozivët dhe armët që kishte mbledhur për të realizuar këto sulme.

Shërbimet sekrete ukrainase e konfirmuan sot këtë lajm, duke publikuar edhe fotot dhe videot e të arrestuarit. Gjatë arrestimit, atij iu sekuestruan disa kallashnikovë, dy granatahedhëse RPG-7, 125 kilogram eksplozivë dhe 20 detonatorë elektrikë.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.