Parandalohen mallra të kontrabanduara në vlerë prej 4 mijë eurove nga një autobus i linjës Serbi-Kosovë

Dogana e Kosovës ka njoftuar sot se janë parandaluar mallra të kontrabanduara në vlerë prej 4 mijë eurove. Kjo kontrabandë u parandalua në pikën kufitare në Jarinjë nga një autobus i linjës Serbi-Kosovë. “Në momentin e hyrjes së një autobusi të linjës Serbi-Kosovë, i cili kishte si destinacion Kosovën, u zbuluan mallra të fshehura në…

Lajme

28/02/2024 16:06

Dogana e Kosovës ka njoftuar sot se janë parandaluar mallra të kontrabanduara në vlerë prej 4 mijë eurove.

Kjo kontrabandë u parandalua në pikën kufitare në Jarinjë nga një autobus i linjës Serbi-Kosovë.

“Në momentin e hyrjes së një autobusi të linjës Serbi-Kosovë, i cili kishte si destinacion Kosovën, u zbuluan mallra të fshehura në një nga hapësirat e tij. Mallrat e zbuluara, të cilat ishin të pa deklaruara, përfshinin: produkte ushqimore, mbathje sportive, si dhe produkte tjera tekstili. Vlera totale e mallit që ka tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës është 4,793.48€. Autobusi është dërguar në terminalin Doganor të Mitrovicës nën mbikëqyrjen e stafit doganor dhe policor për një kontroll të hollësishëm”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Dogana e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka thënë se mallrat e pa deklaruara janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitë relevante të Doganës së Kosovës. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: