Parandalohen dy raste të kontrabandës me mallra në Leposaviq

Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare të Kosovës, sot ka parandaluar dy raste të kalimit ilegal të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me mallra në fshatin Koshuticë të Komunës së Leposaviqit. Sipas policisë, sot në ora 07:30, në fshatin Koshuticë të K.K. Leposaviq, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) ka ndaluar automjetin e tipit…

Lajme

04/06/2023 19:41

Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare të Kosovës, sot ka parandaluar dy raste të kalimit ilegal të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me mallra në fshatin Koshuticë të Komunës së Leposaviqit.

Sipas policisë, sot në ora 07:30, në fshatin Koshuticë të K.K. Leposaviq, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) ka ndaluar automjetin e tipit Golf me ngjyrë të bardhë, i cila sipër kishte të vendosur firmën TAXI.

“Automjeti që drejtohej nga i dyshuari mashkull (1962), dyshohej se kishte lëvizur nga territori i Serbisë për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës duke përdorur rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufitar. Gjatë kontrollimit të automjetit, në bagazh nën ulëset e pasme dhe nën ulësen e pasagjerit janë gjetur katër paketa me mish derri dhe deleje. Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që në procedurë të rregullt të iniciohet rasti për “Kontrabandim me mallra” dhe “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare” ndërsa automjeti dhe malli konfiskohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

Rasti tjetër i ndodhur sot, ku rreth orës 10:25 në fshatin Koshuticë K.K. Leposaviq, është ndaluar automjeti i tipit Mercedes, ngjyrë hiri, që drejtohej nga i dyshuari mashkull (1977), i cili dyshohet se kishte shfrytëzuar rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufitar dhe kishte hyrë nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

“Gjatë kontrollimit të automjetit në bagazh, në ulëse të pasme dhe në ulëse tjera janë gjet (150) paketa me çokollata-Snikers. Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i Shtetit i cila ka urdhëruar që të inicohet rastet në procedurë të rregullt për “Kontrabandim me mallra” dhe “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare”. Automjeti dhe malli janë sekuestruar dhe dërgohen në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme ligjore”, thuhet në njoftim.