Paralajmëron Thaçi: Do të ndërmarr veprime nëse nuk propozohet mandatari

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kërcënuar me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të institucioneve.

Lajme

17/01/2020 12:26

Ai ka kërkuar që sa më shpejt të bëhet propozimi për mandatarin, raporton T7.

Thaçi ka deklaruar para mediave se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve.

Ai ka shtuar se në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ndërmarrin të gjitha hapat kushtetues dhe ligjorë.

“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve më 6 tetor, shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejtë. Në anën tjetër do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjorë”, shtoi ai.