Paralajmëron Steph Curry – synon finalen e gjashtë radhazi me Golden State

Stephen Curry ka paralajmëruar kundërshtarët e tij për një finale të gjashtë radhazi.

Sport

26/10/2019 23:21

Sezoni i ri sapo ka filluar në NBA, dhe Golden State është demoluar nga skuadra e Los Angeles Clippers.

Përkundër një starti jo të mirë, Curry beson se skuadra e tij duhet të bëjë një hap para dhe të synojë finalen e gjashtë radhazi të ‘NBA Play Off’.

“Është vetëm një ndeshje. Ishte e shpifur. Tani duhet të kthehemi dhe të fitojmë kundër OKC, të dielën” ka thënë Curry, transmeton lajmi.net.

“Ka disa gjëra që do të jenë gjithmonë synimi ynë, gjatë gjithë vitit. Ne duhet të fokusohemi tek topat e humbur, kërcimet, lojën në mbrojtje dhe thuajse të gjitha. Kemi talent. Ka të bëjë vetëm me atë se sa shumë e duam” ka thënë tutje organizatori amerikan, duke folur për një finale të gjashtë të mundshme.

Golden State ka qenë në secilën prej finaleve që nga sezoni 2014/15, duke fituar në tri nga pesë paraqitjet. /Lajmi.net/