Paralajmëron largimin, nëse humb zgjedhjet
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shprehur edhe njëherë i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet më 8 qershor. Por nëse një gjë e tillë nuk ndodh, i pari i LDK-së, ka thënë se më nuk do të mbajë më këtë pozitë.
Lajme
Mustafa gjatë një emisioni në RTV21 ka thënë se do të largohet nga pozita e kryetarit të partisë nëse i humb zgjedhjet.
Kryetari i LDK-së ka folur edhe për ekzistencën e organizatës ilegale SHIK dhe siç ka thënë ai, asimilimit të saj me qeverisjen e LDK-së.
Ai ka thënë se me ardhjen e LDK-së në pushtet, më nuk do të dëgjohet emri i një organizate të tillë.
Mustafa ka thënë se LDK-ja do të ja heq frikën qytetarëve sa i përket kësaj organizate ilegale, duke u munduar kështu që në funksion dhe në mbrojtje të qytetarëve t’i sjellë organizatat legale siç është AKI-ja.
“Ne do ta heqim këtë frikë, sepse e kemi AKI-në dhe ata në mënyrë legale dhe në mënyrë të ligjshme mund ta bëjnë këtë punë, dhe do të punojmë maksimalisht që të mos ketë shërbime sekrete”, ka thënë Mustafa. RTK