BE paralajmëron Italinë për refugjatët

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka paralajmëruar Italinë dhe Maltën për numrin e lartë të emigrantëve në Libi.

Bota

13/04/2016 20:25

Rojet bregdetare italiane kanë shpëtuar 4 mijë persona që udhëtonin nga Mesdheu mes Libisë dhe Sicilisë.

Ndërkohë, policia maqedonase përsëri ka përdorur gaz lotsjellës ndaj emigrantëve që protestonin në kufirin me Greqinë.

Rreth 11,000 emigrantë dhe refugjatë janë ngritën kampin e tyre në Idomeni në anën greke pasi janë përballur me mbylljen e kufirit.