Paralajmëron Hoxhaj: Mund ta humbin shansin për marrëveshje në Samitin e Parisit

Zëvendëskryeministrit i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Samiti i Parisit është vendimtar nëse do të kemi një marrëveshje me Serbinë këtë vit apo të dështoj. Ai ka theksuar se në kryeqytetin francez do të duhej të projektoheshin parimet e qarta të dialogut.

Lajme

15/05/2019 11:40

Këto komente Hoxhaj i ka bërë gjatë një bisede me vijues të Akademisë Diplomatike të Vjenës që po qëndrojnë për vizite studimore në Prishtinë.

Ky është postimi i Hoxhajt rreth takimit.

“Viti 2019 është një mundësi e madhe për të arritur marrëveshjen me Serbinë por edhe një shansë e humbur nëse Samiti i Parisit nuk i projekton parimet, pritjet dhe parametrat e qartë rreth dialogut. Për këtë qëndrim dhe tema të tjera bisedova me një grup vijuesish të Akademisë Diplomatike të Vjenës që po qëndrojnë për një vizitë studimore në Kosovë. Theksova se Kosova është e interesuar dhe e përgatitur për të arritur një marrëveshje dhe kjo mund të bëhet nëpërmjet një bashkëveprimi të SHBA-së dhe BE-së. Por fare lehtë, kjo mundësi e madhe e këtij viti mund të kthehet edhe në një zhgënjim të madh. Vetëm me një agjendë të mirëfilltë përmbajtësore dhe kohore e bën 2019 mundësi për marrëveshje por në të kundërtën një vit të dështimit. Kosova, falë edhe mbështetjes së miqve ka arritur të forcoj vazhdimisht shtendërtimin e brendshem dhe të zgjeroj sovranitetin e Kosovës duke u integruar në shoqërinë ndërkombëtare” ka thënë Hoxhaj. /Lajmi.net/