Paralajmërohet stabilizim dhe rënie të çmimit të derivateve në fund të marsit

Çmimi i derivateve të naftës ka pësuar lëvizje të shumta kohëve të fundit. Që nga pandemia kur çmimi i derivateve kishte arritur në kulm. Për veç kësaj, ndikim pati edhe lufta Rusi- Ukrainë. Ndërsa, në ditët e fundit është vërejtur një rënie e çmimit të derivateve të naftës. Nafta po tregtohet 64 dollarë për fuqi…

Lajme

20/03/2023 12:37

Çmimi i derivateve të naftës ka pësuar lëvizje të shumta kohëve të fundit.

Që nga pandemia kur çmimi i derivateve kishte arritur në kulm. Për veç kësaj, ndikim pati edhe lufta Rusi- Ukrainë.

Ndërsa, në ditët e fundit është vërejtur një rënie e çmimit të derivateve të naftës. Nafta po tregtohet 64 dollarë për fuqi që është çmimi më i ulët përgjatë një viti, përcjell lajmi.net.

Lidhur me këtë çështje lajmi.net ka kontaktuar me kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, i cili ka treguar se pritet që në fund të marsit të ketë rënie të çmimit, si dhe stabilizim të tregut.

“Për qytetarët tanë, derivatet e naftës gjithmonë janë të shtrenjta dhe gjendja ekonomike është e rëndë. Për dy muaj e gjysmë, tre muaj, kemi 70 cent ramje  të derivateve të naftës. Kjo do të thotë është një rënie. Organizatat prodhuese kanë marrë një vendim dhe kanë thënë që fundi i marsit do te ketë rënie. Siç duket do të ketë stabilizim të tregut sepse derivatet janë duke rënë.”, është shprehur Berjani.

Tutje, ai ka shtuar se nuk mund të jap një shifër se deri në çfarë çmimi do të zbres, por se do të ketë stabilizim të tregut.

“Ne nuk mundemi me paragjyku çfarë çmimi do të ketë, por të dhënat dhe përngjarja se si po duket trendi është nga rënia dhe stabilizimi i tregut. S’mundemi me paragjyku çfarë çmimi do te ketë sepse po ka lëvizje, qaty është problemi, por që ka zbritje. Qytetarët me u profilizu me çmimin  e derivateve sot, 1.33 cent, benzina 1.32 cent. Do të thotë gjithherë në Kosovë kanë qenë derivatet 1.20, 1.25, 1.15, prej 1 euro deri 1.30 ka pas lëvizje. Dhe kjo pas gjitha gjasave kemi stabilizim te tregut”, ka vijuar ai./Lajmi.net/