Të Infektuar: 18.910

Të Shëruar: 15.367

Të Vdekur: 674

Paralajmërohet mundësia e përkeqësimit të situatës me COVID në Serbi, brenda 24 orëve 214 raste të reja

21:21 | 18 Tetor 2020

Rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19 së fundi pati edhe në Serbi.

Si pasojë e kësaj, është bërë e ditur se ekziston potencial i madh që situate të përkeqësohet.

Imunologu, Srdja Jankoviq ka deklaruar se rreziku është mëse i qartë dhe se situate mund të përkeqësohet e për këtë arsye u ka bërë thirrje qytetarëve dhe autoriteteve të zbatojnë masat në mënyrë sa më rigoroze dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi u konfirmuan 214 raste të reja me COVID-19, ndërsa u shënuan dy vdekje.

Duhet përkujtuar që situatë e ngjashme është thuajse në cdo vend të rajonit, por edhe më gjerë./Lajmi.net/