Paralajmërimi i protestave kundër Thaçit, tentim për kthim në të kaluarën

Atyre, apo një pjese të mirë të tyre, fatkeqësisht, ju pengon fakti që Mali i Zi ekziston si shtet i pavarur, shtet i njohur ndërkombëtarisht, që ndjek politikën e BE-së, si vend kandidat për anëtarësim në BE, në rrugë për anëtarësim në NATO, që është në raporte të shkëlqyera me Beogradin dhe që është faktor stabiliteti në rajon, tha nënkryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Svetozar Maroviq. 

Lajme

14/01/2015 22:58

Paralajmërimi i protestës për arsye të vizitës së zëvendëskryeministrit të qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi është tentim për kthim në të kaluarën dhe ngritjes së tensioneve dhe mos durimit ndaj përfaqësuesve politikë të popujve tjerë, të cilat i kanë kushtuar shumë rajonit të Ballkanit në të kaluarën, thuhet në një deklaratë të Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila është në pushtet në Malin e Zi që nga pavarësimi i këtij shteti.

Thaçi në malin e Zi do të qëndrojë për vizitë në dy ditët e ardhshme, kurse Shoqata e të shpërngulurve, Shoqata e malazezve nga Kosova dhe Shoqata e familjeve me të zhdukur dhe të rrëmbyer “Bozhur” do të organizojnë të premten një protestë para vilës Gorica, protestë kjo që do të mbështet edhe nga një pjesë e opozitës si dhe nga Kisha Ortodokse Serbe në Malin e Zi, shkruan gazeta Vijesti e Podgoricës.

Nënkryetari i partisë në pushtet, Svetozar Maroviq thotë se Mali i Zi dëshiron që kjo republikë të ketë raporte të mira me të gjithë fqinjët.

“Mali i Zi e ka njohur Kosovën dhe e respekton realitetin e e institucioneve të Kosovës. Krahas respektimit të plotë të shqiptarëve në malin e Zi, si faktor i rëndësishëm i stabilitetit qytetar dhe tolerancës nacionale, shteti punon me institucionet e Kosovës në forcimin e pozitës kushtetuese të malazezve që jetojnë në Kosovë”, tha Maroviq.

Ai përkujtoi s në Malin e Zi, sikundër edhe në Serbi, në vizita zyrtare kanë qëndruar përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe se kryeministrat e Serbisë dhe në takime të shumta në vazhdimësi janë në dialog të përhershëm dhe në takime me Hashim Thaçin.