Paralajmërimi i fundit politik për Gruevskin

Reagimet diplomatike të ambasadorëve të Gjermanisë dhe të SHBA-ve në Shkup nuk e lënë të qetë Athinën.

Lajme

29/04/2015 19:43

Gazeta greke Kathimerini shkruan se burime diplomatike në Athinë kanë vërejtur se këta hapa nga përfaqësitë diplomatike të lojtarëve kyç do ta sjellin në situatë pa rrugëdalje kryeministrin “autokratik” Nikolla Gruevski, dhe me atë do të krijohen kushte dhe situata të reja në jetën politike në Maqedoni.

Sipas vlerësimeve diplomatike në të cilat thirret kjo gazetë, kthesa e këtillë me siguri do të ndikojë edhe në Greqi.

Gazeta shkruan se qeveritë e të dyja shteteve për momentin zhvillojnë negociata diplomatike sekrete rreth idesë për miratimin e masave për ndërtimin e besimit, të cilat nuk dihet se kur do të përfundojnë dhe cila është përmbajtja e tyre duke pasur parasysh problemet e brendshme te të dy shtetet.

“Fillimisht ishte paralajmëruar se masat do të jenë në drejtim të ballafaqimit me ideologjinë irredentiste të regjimit të Gruevskit, por ende nuk është e qartë se cila është përmbajtja e tyre, si edhe mundësitë për bisedime thelbësore në momentin kur qeveria e Gruevskit të jetë në prag të shpartallimit dhe të fuqishme janë mundësitë që të afrohet fundi politik i Gruevskit”, shkruan Kathimerini.