Parakalimi i ekipit të Kosovës në hapjen e Lojërave Evropiane

Ekipi i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane që kanë filluar në Minsk.

Sport

22/06/2019 08:01

Është boksierja Donjeta Sadiku që i ka paraprirë ekipit të Kosovës në hapjen solemne të këtyre lojërave.

Kosova në këto lojëra paraqitet me 12 sportistë, në xhudo, boks, karate, pingpong dhe shigjetari.

Gjatë ditës së sotme (e shtunë), garat do t’i fillojnë ekipi i xhudos.

Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi në kategorinë deri në 52 kilogramë, rrethin e parë e kalon pa luftë, ndërsa në rrethin e dytë takohet me fituesen e çiftit: Fabienne Kocher (Zvicër) – Reka Pupp (Hungari).

Edhe kampionia e Evropës, Nora Gjakova, në kategorinë deri në 57 kilogramë, rrethin e parë e kalon pa luftë, ndërsa në të dytin pret fituesen e çiftit, Ulyana Minenkova (Bjellorusi) – Priscilla Gneto (Francë).

Si Majlinda, ashtu edhe Nora do të garojnë të shtunën. Kategoritë e tyre i nisin garat në ora 9:45 dhe 10:00 me kohën tonë lokale./Lajmi.net/