Parajsë apo ferr për Angelen?
Në Gjermani sot po zhvillohen zgjedhet për Parlamentin e ri. Rreth 62 milionë vetë janë ftuar të përcaktojnë me votën e tyre përbërjen e Bundestagut të ri. Ndër ta janë tre milionë votues që votojnë për herë të parë. Sipas sondazheve të fundit kancelarja Angela Merkel, CDU, mund të shpresojë për një mandat tjetër katërvjeçar,…

Bota
Në Gjermani sot po zhvillohen zgjedhet për Parlamentin e ri. Rreth 62 milionë vetë janë ftuar të përcaktojnë me votën e tyre përbërjen e Bundestagut të ri. Ndër ta janë tre milionë votues që votojnë për herë të parë.
Sipas sondazheve të fundit kancelarja Angela Merkel, CDU, mund të shpresojë për një mandat tjetër katërvjeçar, për të udhëhequr ekononimë më të fuqishme në Evropë.
Sipas një exit-polli të cituar nga BBC, Partia e Kancelares Markel mund të fitojë numrin më të madh të ulëseve në Bundestagun gjerman. Sipas metjeve paraprake të opinionit partia e Markel CDU /CSU mund të marrë rreth 38.6 për qind të votave; SPD 28.8 për qind, ndërsa FDP’ja 6.4 për qind.
Në Berlin, ku qëndroi para votimeve, Merkel kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të qeverisur deri në vitin 2017.
“I kërkojë popullit gjerman që të më jap një mandat të fortë në mënyrë që të mund t’i shërbejë Gjermanisë edhe për 4 vitet e ardhshme. Për një Gjermani të fortë, një shtet që është shumë i respektuar në Evropë, dhe i cili mbron interesat e qytetarëve të tij dhe njëkohësisht është edhe shtet mik i shumë shteteve”.
Lideri i partisë opozitare SPD, Peer Steinbrueck,ndërkaq, u ka thënë mbështetësve të tij se ai beson ne fitore.
“Votuesit vendosin, unë nuk bo bëjë komente paraprake.”
“Kjo nuk është një lojë. Nuk besoj që akoma është vendosur, sepse s’është vendosur. Unë ju kërkojë votuesve që të vendosin që të jenë të respektuar, sepse janë ata, jo exit poll’et ato ose hulumtimet poltike, që vendosin për zgjedhjet”.
Partia e Kancelares Markel është në koalicion me Demokratët e Lirë, por ata kanë gjasa që të mos fitojnë 5 për qind të votave që është pragu për të hyrë në Parlament. Kështu që është e mundur që për të formuar qeverinë, CDU’ja të bëjë koalicion me partinë e Të Gjelbërve, ose me partitë e qendrës së majtë.