Paraburgim për të dyshuarin që sulmoi me armë zjarri një person në Mitrovicë
Personi i dyshuar menjëherë pas qëllimit me armë zjarri më 18 maj në shëtitoren e veriut të Mitrovicës u arrestua, ndërsa në paraburgim do të kalojë së paku një muaj.
Lajme
Këtë vendim e kanë konfirmuar për gazetën serbe “Novosti” nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.
Qëllimi me armë zjarri ndodhi në zonën e shëtitores në Mitrovicën e veriut rreth orës 23 kur sulmuesi e qëlloi dhe e plagosi R. Mirkoviqin 22 vjeç të cilit së pari iu dha ndihma e parë në Spitalin e Mitrovicës dhe ditën e ardhshme u dërgua në Qendrën Klinike Spitalore në Beograd për trajtim të mëtutjeshëm.
Hetimet në këtë rast zgjatën deri natën vonë, mirëpo të nesërmen janë marrë xhirimet nga kamerat e sigurisë në mënyrë që sa më shpejt të zgjidhet rasti. Megjithatë në Policinë e Kosovës ende nuk kanë kumtuar çfarë ishte motivi i këtij sulmi.